Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/19317
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një thënie thotë: “Nuk do të shpëtojnë ata të cilët e njohin Allahun vetëm gjatë Ramazanit.” A është ky hadith?
Përgjigje: Kjo është thënie e disa prej Selefëve. Ata kanë përmendur këtë në lidhje me njerëzit që adhurojnë Allahun në Ramazan dhe kur Ramazani përfundon ata ndalen. Pra, ata Selefët kanë thënë: “Sa i mjerë është ai i cili njeh Allahun vetëm në Ramazan.”
Kjo thënie saktësisht i referohet atij personi i cili lë kryerjen e obligimeve. Ndërsa nuk i referohet atij i cili nuk vazhdon kryerjen e veprave vullnetare jashtë Ramazanit. Pra, në këtë kontekst kjo nuk është thënie e saktë. Dhe në formë specifike, kjo ka të bëj me ata të cilët kryejnë detyrimet ndaj Allahut përkohësisht. Do të thotë se, personi i tillë i cili falet vetëm gjatë Ramazanit, kurse jashtë ramazanit jo.
Pra, i tilli është i mjerë, sepse me veprimin e tillë ai bën kufër. Lënia e namazit është kufër -Allahu na ruajt! Ndërsa, mos-kryerja e disa veprave vullnetare jashtë Ramazanit, nuk i bën dëm njeriut.
Sepse njerëzit gjatë Ramazanit përpiqen shumë për të kryer vepra të ndryshme prej veprave të pëlqyera, bamirëse dhe gjëra të tjera të ngjashme. Pra, në qoftë se ai lë kryerjen e këtyre veprave të pëlqyera jashtë Ramazanit, nuk i thuhet “mjerë për të.”