Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=122800
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Për momentin është e vështirë për të gjetur një person të varfër i cili nuk mund të gjejë furnizim për një ditë. E pashë në një organizatë në Rijad se si shumica e njerëzve që marrin zekatul-fitrin kanë mjaft furnizim e cila ju mjafton për një muaj apo një vit. A është e lejueshme ti jepet zekaul-fitri atyre?
Përgjigje: Vëllezër! Askush nuk ka thënë se zekatul-fitri duhet t’i jepet vetëm një personi që nuk mund të gjen furnizim për një ditë. Askush nuk ka thënë këtë. Ai duhet t’i jepet të varfrit. I varfër është ai që nuk ka mjaft për një vit në mënyrë që ai nuk mund ta gjej atë që i zgjat për një vit. Ky është ai që është i varfër. Ky është ai të cilit i lejohet të marrë lëmoshë në të holla dhe po ashtu zekatul-fitrin. Sa për rregullin që të kesh mjaft furnizim për një ditë, kjo vlen për personin që paguan zekatul-fitrin dhe jo për atë që e merr atë.