Imam Abdurr-Rrahman bin el-Xheuzi el-Hanbeli (d. 597)
Burimi: Leftatul-Kabid fi Nasihatil-Veled, fq. 14
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kushdo që mendon në lidhje me gjatësinë e kësaj bote para se ai të ishte i krijuar, ai e sheh se ka kaluar një kohë shumë e gjatë. Gjithashtu, nëse njeriu mendon edhe për kohën pasi ai të vdesë, sheh se do të kalojë kohë të gjatë deri në përfundim të saj. Prandaj e kupton se qëndrimi i tij në varr është i gjatë. Nëse njeriu mendon për Ditën e Gjykimit, ai e kupton se kjo është sa 50.000 vjet (nga ringjallja deri tek dalja para Allahut). Dhe nëse ai mendon për kohën e qëndrimit në Xhenet dhe në Xhehenem, ai e kupton se kjo nuk ka fund.
Pas kësaj, nëse njeriu kthehet dhe shikon në kohëzgjatjen e jetës së tij në këtë botë, duke jetuar mesataren 60 vite, duhet ditur se 30 vite kalojnë duke fjetur dhe 15 vite i takojnë fëmijërisë. Pastaj, nëse e numëron pjesën tjetër të kohës, ai e kupton se shumica e saj shkon në epshe, ushqim dhe punë.
E nëse ai mendon në atë se çfarë ka bërë për jetën e ahiretit, e kupton se shumica e veprave të tij janë me syefaqësi dhe pakujdesi të mëdha. Me çfarë të blihet jeta e ahiretit nëse çmimi i vetëm që ke ofruar është koha jote që e ke kaluar së koti?