Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa përputhet lëvizja e Ikhuanëve me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: El-Mexhallah, tirazhi 806, fq.24, 1416/02/25

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: El-Ikhuan el-Muslimun kanë hyrë në Arabinë Saudite që nga një kohë dhe qartë se janë aktiv në mesin e studentëve. Sa përputhet lëvizja e tyre me metodologjinë e Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit?

Përgjigje: Lëvizja e el-Ikhuan el-Musliminëve është kritikuar nga elita e dijetarëve. Sepse ajo nuk është e bazuar në një thirrje për në Teuhid dhe paralajmërimin kundër idhujtarisë dhe bidateve. Ata kanë metodologji të veçanta, nuk kanë aktivitete për thirrje për në fenë e Allahut dhe në besimin e saktë që mbahet nga Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati. Prandaj, el-Ikhuan el-Musliminët duhet të kenë përkushtim për thirrje Selefite, që do të thotë thirrje në Teuhid, qortimin e adhurimeve të varreve dhe mbështetja në të vdekurit dhe lutjet drejtuar të vdekurve, si Hasanit, Husejnit dhe el-Badeuiut. Ata janë të detyruar të kujdesen për këtë bazë themelore, pra kuptimi i fjalës ”La ilahe ilAllah” është baza e fesë. Gjëja e parë në të cilin thirri profeti salAllahu alejhi ue selem e banorët e Mekës ishte që të adhurohet vetëm Allahu dhe kuptimi i fjalës ”La ilahe ilAllah”.

Shumë dijetarë i kritikojnë Ikhuanu Musliminët për shkak të kësaj. Prandaj ata nuk i nxisin njerëzit që sinqerisht ta adhurojnë vetëm Allahun dhe as nuk i qortojnë injorantët të cilët iu mbështeten të vdekurve duke iu kërkuar ndihmë atyre, duke u zotuar për ta, duke therrur kurban për ta. Këso veprime janë idhujtari të mëdha.

Ata gjithashtu i kritikojnë ata për mospasim Sunnetin, moskujdesjen për hadithin fisnik dhe për mospërputhjen me metodologjinë e Selefëve brenda gjykimeve të ligjësuara.

Ka shumë gjëra të tjera. Kam dëgjuar shumë nga Ikhuanët për të cilat dijetarët i kritikojnë ata. Lusim Allahun që t’i udhëzojë ata.

Shpërndaje: