Imam Ebu Daud Sulejman bin el-Esh’ath es-Sixhistani (v. 275)
Burimi: Meseil-ul-Imam Ahmed, fq. 82-86
Përktheu: Valdet Gashi
417 – E kam dëgjuar Imam Ahmed bin Hanbelin duke thënë:
“Nëse i fal katër rekate pas namazit të xhumasë, ky është veprim i mirë. Nëse i fal dy rekate pas namazit të xhumasë, ky është veprim i mirë. Nëse i fal gjashtë rekate pas namazit të xhumasë, ky është veprim i mirë.
520 – E pyeta Imam Ahmedin se sa rekate lejohet t’i falim para dhe pas namazit të xhumasë.
Imam Ahmed bin Hanbeli tha:
“Sa i përket, pas namazit të xhumasë, ai mund t’i fal edhe dy rekate edhe katër rekate.” (Masa’il-ul-Imam Ahmad bin Hanbel ue Is’hak bin Rahoja (1/223-226))