Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Burimi: Nasa’ih ue Fadha’ih, fq. 62
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Unë i këshilloj anëtarët e kësaj shoqate të kërkojnë dije të dobishme dhe të pyesin Shejkh Albanin.
Megjithatë, ata thonë se duhet pyetur atë vetëm në lidhje me atë se cili hadith është autentik dhe i dobët – ai nuk di asgjë për çështjet aktuale! Shejkh Ibn Bazi nuk di asgjë për çështjet aktuale! Shejkh Rabi bin Hadi nuk di asgjë për çështjet aktuale!
Ata thonë për veten se ata e dinë se sa rrugë janë në Paris dhe në Kajro. Ata thonë se e dinë se ku fillon dhe mbaron Deti i Kuq. Të njëjtën gjë ata thonë për Detin e Zi dhe Detin e Vdekur. Kjo është dija e tyre për çështjet aktuale.
Nëse është me të vërtetë se ata e kuptojnë aktualitetin, atëherë mund të pyesim përse ata duartrokasin Khumeinin dhe u lutën për të nga minberet. Ai është i kafir. Unë besoj se ai është kafir. Është ai që tha:
“Imamët tanë kanë një nivel që nuk e ka asnjë profet apo një engjëll i afërt.”
Ai gjithashtu tha:
“Fjalët e imamëve tanë kanë të njëjtin status si Kurani.”
Ai gjithashtu tha:
“As profetët, as imamët e Ehl-ul-Bejtit nuk kanë arritur të kryejnë detyrën e tyre. Ai që do të ketë sukses në detyrën e tij është el-Mehdi.”
Por cili el-Mehdi? Mehdi i Rafidave që është fshehur në një shpellë dhe askush nuk ia ka parë gjurmët.