Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa safa duhet të jenë në namazin e xhenazes?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/104-105)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është transmetuar ndonjë hadith lidhur me numrin e madh të safave në namazin e xhenazes? Dhe cila është urtësia e kësaj?

Përgjigje: Po, është vërtetuar nga profeti ﷺ se ai ka thënë:

“Nuk ka musliman që vdes dhe ia falin namazin e xhenazes së tij 40 burra të cilët nuk i shoqërojnë Allahut asgjë në adhurim, veçse Allahu ua pranon ndërmjetësimin për të.”

Transmeton Muslimi (948).

Gjithashtu janë transmetuar virtyte edhe për tre safa. A nënkuptohet kjo që të jenë shumë persona që formojnë tre safa apo që të jenë thjesht tre safa edhe nëse secili saf ka vetëm dy persona? Mendimi i parë duket më i saktë, dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: