Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa shkallë duhet t’i ketë minberi?

Imam Muhamed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Sifatu Salat-in-Nebi, fq. 71-72
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺ njëherë u fal në minber (në një transmetim tjetër thuhet se minberi kishte tre shkallë.

Është sunnet që minberi t’i ketë tre shkallë dhe jo më shumë se kaq. Minberi me më shumë shkallë është bidat nga epoka e Benu Umejes. Një minber i tillë shpesh e ndërpret rreshtin. Për t’i ikur këtij problemi ai është vendosur në këndin jugor të xhamisë. Ndërsa mihrabi (muri harkor ku falet imami) është një bidat tjetër. Gjithashtu edhe ballkoni i ngritur në qoshen e murit verior, rruga për në të është nëpërmjet shkallëve në mur. Dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit ﷺ. Shih ”Fet’h-ul-Bari (2/331)”.

Shpërndaje: