Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa tekbir duhet bërë dhe si veprohet nëse të ik një pjesë nga namazi i xhenazes?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (17/134-135)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa tekbire bëhen në namazin e xhenazes? Si vepron ai që ka humbur ndonjë tekbir?

Përgjigje: Namazi i xhenazes ka katër dhe pesë tekbire. Janë transmetuar hadithe që përmend deri në shtatë tekbire1. Megjithatë, ajo që konfirmohet në Sahihun e Muslimit janë pesë. Pra, duhet bërë katër ose pesë tekbire. Namazliu zakonisht duhet të bëjë katër tekbire dhe pesë tekbire herë pas here vetëm për të praktikuar këtë Sunnet. Adhurimi që është transmetuar në mënyra të ndryshme duhet të ndryshohet herë pas here në mënyrë që personi të mund të praktikojë të gjitha llojet e Sunnetit.

Nëse një person i bashkohet namazit të xhenazes kur imami e thotë tekbirin e tretë kur është koha për t’u lutur për të vdekurin, ai lutet për të vdekurin, sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Atë që e zini nga namazi duhet ta falni.”

Kur imami të ketë dhënë selam, dijetarët thonë se personi që është vonuar mund të veprojë siç dëshiron; Ai mund të jep selam me imamin ose të kompletojë atë që ka humbur. Nëse xhenazja është lënë dhe ai është në gjendje të kompletojë atë që i ka mbetur në mënyrë të plotë, ai e kompleton atë që ka humbur. Dhe nëse xhenazja largohet, ai kompleton vetëm tekbiret që i kanë ikur një nga një radhazi dhe jep selam.


1 Bejhaki (4/13).

2 Bukhari (636) dhe Muslimi (602).

Shpërndaje: