Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sa tekbire duhet thënë kur lidhemi pas imamit, i cili është në ruku?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/10760.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Nëse imami është në ruku dhe një person lidhet në namaz, bën vetëm një tekbir dhe bie në ruku për ta zënë rekatin me imamin, a është i saktë namazi i këtij personi?”

Përgjigje: “Në këtë rast, është obligim që të thuhet vetëm tekbiri fillestar, i cili është një nga shtyllat e namazit që duhet të kryhet dhe kjo bëhet kur personi është në këmbë. Ndërsa, të bëhet tekbir për të shkuar në ruku, kjo është sunnet në këtë rast. Nëse ai e bën këtë, ky veprim është sunnet dhe nëse ai e lenë, nuk duhet të bëjë asgjë.”

Shpërndaje: