Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse një person dëshiron tu´a mësoj njerëzve Islamin, a është e mjaftueshme diploma e një unviersiteti apo ai gjithashtu duhet të ketë tezkije nga një dijetar?”
Përgjigje: “Ai duhet të ketë dije. Secili që merr diplomë nuk bëhet njeri i dijes. Ajo çka nevojitet është se ai duhet të ketë dije dhe ta njohë fenë e Allahut. Diplomat nuk dëshmojnë se një njeri ka dije. Ndonjëherë njerëzit më injorant kanë diploma. Dhe në raste të tjera ka njerëz pa diploma të cilët janë njerëzit më të ditur.
A kishin diploma shejkh Bin Baz, shejkh Muhamed Ibën Ibrahim apo shejkh Ibën Humejd? Me gjithë faktin se ata nuk kishin diploma ata ishin njerëzit më të ditur të kohës së tyre. Çështja bazohet në faktin se personi duhet të ketë dije dhe duhet ta njohë Islamin, e jo diplom apo tezkije. Kësaj nuk duhet ti ipet rëndësi.
Realiteti i çështjes së një personi bëhet i ditur kur del një çështje, problem apo fatkeqësi. Kur ndodhin raste të tilla, bëhet e qartë kush është personi i dijes, një person i cili pretendon se ka dije apo një person injorant.”