Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Burimi: Fetvaja nr 10/303-304
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Sa zgjatë koha mes syfyrit dhe namazit të sahabut?
Përgjigje: Koha për të ngrënë syfyr zgjatë derisa të fillojë namazi i sabahut sepse Allahu thotë:
”Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja.” [El-Bekare: 187]
Dhe profeti ﷺ ka thënë:
“Vërtet, Bilali e thërret ezanin natën, prandaj hani e pini derisa ezanin ta thërret Ibn Umm Mektumi.” Bukhari (621) dhe Muslimi (1092).
Ibn Umm Maktum ishte një njeri i verbër që nuk thërriste ezanin derisa i tregonin se ka hyrë koha e sabahut, rekomandohet që syfyri të vonohet/shtyhet deri vonë.