Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Fet’hul Mexhid (57)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Fathul%20Majid%2028-03-1438H.mp300_0.mp3
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Lidhur me fjalën e Allahut:
وَلَوْ أَنَّهُمْ إِذ ظَّلَمُواْ أَنفُسَهُمْ جَآؤُوكَ فَاسْتَغْفَرُواْ اللّهَ وَاسْتَغْفَرَ لَهُمُ الرَّسُولُ لَوَجَدُواْ اللّهَ تَوَّابًا رَّحِيمًا
“E sikur të vinin ata te ti, pasi që ta kenë dëmtuar veten e tyre (nuk kanë pranuar gjykimin tënd), e të kërkonin ata vetë ndjesë te Allahu, e edhe i dërguari të kërkojë ndjesë për ta, ata do të kuptonin se Allahu pranon pendimin dhe është Mëshirues.” 4:65
A do të thotë kjo se mund të shkosh tek varri i profetit (salAllahu alejhi ue selem) dhe ti kërkosh falje atij?
Përgjigje: A e vepruan sahabët këtë? A shkuan sahabët e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem), të cilët e morën Kuranin dhe shpjegimin e tij prej tij, tek varri i tij për të kërkuar falje? Nuk e bërën këtë. Gjatë jetës së tij (salAllahu alejhi ue selem) ata shkuan tek ai dhe pastaj ai kërkonte falje për besimtarët dhe mëkatarët. Ata nuk shkuan tek varri i tij për ti kërkuar Allahut falje, apo që ti kërkojnë profetit që t’i kërkoj Allahut falje. Sahabët janë shembull, e jo adhuruesit e varreve që u shfaqën më vonë. Shembull për ne janë brezat e shkëlqyer. Ata janë shembull për ne.