Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sakrifikimi i një deleje mjafton për tërë anëtarët e familjes

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)
Zadul-Me’ad (2/295)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Prej sunnetit të profetit ﷺ është se një dele mjafton për kryefamiljarin dhe të gjithë anëtarët e familjes së tij, madje edhe nëse anëtarët e familjes janë të shumtë. A’ta bin Jesar ka thënë:

“E pyeta Ebu Ejub el-Ensarin se si ishte mënyra e flijimit në kohën e të dërguarit të Allahut ﷺ?

Ndërsa ai u përgjigj: “Burri sakrifikonte një dele për veten dhe familjen e tij. Nga ajo hanin vetë ata dhe u jepnin edhe të tjerëve.” 1


1 Transmeton Tirmidhi (1505),  i cili thotë: “Hadithi është i mirë dhe autentik.”

Shpërndaje: