Burimi: Përmbledhje nga parathënia e librit “El-Exhvibetul-Mufideh ‘an Es’iletil-Menahixhil-Xhedideh” (faqe 14-18) nga Xhamal bin Fur.
Përgatiti:www.perlat-muslimane.com
Emri dhe lindja e tij:
Emri i tij është Salih bin Feuzan bin Abdil-lah bin el-Feuzan. Ka lindur në vitin 1354 hixhri ose 1935.
Rritja dhe studimet e tij:
Babai i vdiq kur ai ishte i ri, andaj u rrit në familjen e babait të tij, mësoi Kuranin përmendësh dhe mësoi shkrim-leximin nga imami në lagjen e tij. Pastaj, filloi të studiojë në një shkollë shtetërore në vitin 1369 hixhri, në qytetin e tij. Vazhdoi studimet në një shkollë në qytetin e Burajdes, në vitin 1371 hixhri. Më tej studioi në një qendër të mësimit në Burajdeh, ku aty u gjend gjatë viteve 1373 deri në 1377 hixhri. Pastaj, vazhdoi studimet në Fakultetin e Sheriatit në Riad dhe u diplomua në vitin 1381 hixhri. Vazhdoi studimin për Master dhe studimet e Doktoratës në lëmin e Fikhut.
Mësuesit e tij:
1) Shejkh Abdul-Aziz bin Baz, ish myftiu i Arabisë Saudite. Shejkh Ibn Baz kishte besim shumë në Shejkh Feuzanin dhe e kishte zakon t’i japë libra të ndryshëm që t’i lexonte, duke kërkuar edhe mendimin e tij rreth atyre librave.
2) Shejkh Abdullah bin Humejd, kreu i “Këshillit të Lartë Gjyqësor” në Arabinë Saudite më parë. Ai e kishte zakon të merrte pjesë në shumë prej mësimeve të tij, përderisa ishte duke studiuar në qytetin e Burajdes.
3) Shejkh Muhamed Emin esh-Shenkiti, shpjeguesi dhe komentuesi i madh i Kuranit në kohën tonë.
4) Shejkh Abdurr-Rrezak el-Afifi.
Veprat e tij:
1) Ai ka qenë një mësues në disa shkolla në qytetin e Burajdeh dhe në Riad, pastaj ai u punësua si mësues në Fakultetitn e Sheriatit.
2) Rektor i Kolegjit të Gjyqtarëve në Riad, në vitin 1396 hixhri.
3) Anëtar i “Komisioni i Dijetarëve të Mëdhenj” në Arabinë Saudite, në vitin 1407 hixhri.
4) Anëtar i “Komisionit të Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva” në Arabinë Saudite, në vitin 1411 hixhri.
5) Anëtar në “Komisionin e Fetvave në Mekë”, që i përkasin “Rabitatul-‘Alemil-Islamij”.
6) Imam, mësues dhe hatib i Xhumasë në xhamin e Princ Mut’ib bin Abdil-Aziz në Riad.
7) U përgjigjet pyetjeve në programin “Nurun ‘aled-Derb”, në radio dhe televizionin Saudit.
8) Ai ka qenë mentor dhe oponent i shumë punimeve shkencor akademike në nivelin Master dhe të Doktoratës.
Librat e tij:
Shejkhu ka shkruar shumë libra dhe nxënësit e tij kanë tendencë për të shkruar leksionet e tij të regjistruara dhe t’i shtypin ato në libra. Shejkhu gjithashtu lexon dhe shpjegon shumë prej punimeve të Imamëve të mëparshëm. Në mesin e këtyre librave janë:
1) Shpjegimi i Kitabut-Teuhid, i cili është dy vëllime të mëdha dhe quhet “I’anetul-Mustefiid sherh Kitabit-Teuhid”.
2) Një libër të shkurtër dhe i njohur, i cili mësohet në mbarë botën i quajtur “El-Mulakhasul-Fikhij”.
3) Një nga librat më të famshëm në lëmin e “Trashëgimisë Islame”, në kohën tonë, i cili mësohet në Universitetet Islamike: “Et-Tahkikaatul-Merdijjeh fil-Mebahithil-Ferdijjeh fil-Meuariith”.
4) Një shpjegim të punës së famshme të Imam el-Berbaharit në librin “Sherhus-Sunneh”.
5) Shpjegimi i librit Lum’atul-I’tikad shkruar nga Imam Ibn Kudame. Dhe të tjera.