Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sandalet e plazhit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (66 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kohët e fundit është shfaqur një këpucë për gra në formën e sandaleve të plazhit1 e ngjashme me këpucët e burrave. Cili është gjykimi mbi këtë?”

Përgjigje: ”Kjo i përshtatet personit për gjinin e të cilit ka pasiguri; a është një burrë apo një grua? Nëse këpuca në dukje duket si këpuca e burrave dhe personi i cili e sheh atë mendon se ato janë të një burri, atëherë nuk është e lejueshme për gratë që ti mbathin ato. Në mënyrë të ngjashme nuk është e lejuar për burrin që të mbathë diçka që në dukje i ngjason rrobeve të grave. Çështja është pikërisht në atë të dukshmen.

I këshilloj motrat e mia që të mos i mbathin ato. Kjo është e rrezikshme. Është konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se ai mallkoi burrat që ngjasohen me gratë, dhe gratë që ngjasohen me burrat.”

____________________________________

1 Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Flip-flops

Shpërndaje: