Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Së bashku me Arabinë Saudite kundër sulmuesit kundërshtues

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=151211

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Vendi ynë monoteist Arabia Saudite ekspozohet ndaj një fushate të egër nga njerëzit që pretendojnë të jenë përkrahes të drejtave të njeriut. Ajo udhëhiqet nga Suedia dhe vendet perëndimore që kanë një tendencë, që me mjeshtri ta akuzojnë Arabinë Saudite për shkeljen e të drejtave të njeriut. Kjo është një gënjeshtër, jo e vërtetë dhe mashtrim kundër një vendi që sundon me rregulloren islamike që mbron të drejtat e njeriut në formën e pesë domosdoshmërive për të cilat kujdesen që të gjitha rregulloret qiellore:

1 – Feja.

2 – Jeta.

3 – Mendja.

4 – Nderi.

5 – Pasuria.

Shkelja e këtyre pesë domosdoshmërive është një mizori dhe një dënim që obligon ndëshkimin.

Lidhur me të drejtat e njeriut, ato janë vetëm një mbulesë që përdoret nga Perëndimi për të sulmuar ata që guxojnë ti përballen këtyre planeve persekutuese mbi udhëheqjen, qytetarët dhe rregulloren e Arabisë Saudite. Qëllimi aktual është Islami, në mënyrë që myslimanët të mos kenë asnjë platformë për të qëndruar në të – dhe kjo bëhet në formën e shtrembërimit të vendimeve të drejta të Allahut. Fushata suedeze dhe perëndimore kundër Arabisë Saudite dhe rregullorës së saj dhe kuadrit rregullator është një shkelje e qartë e të drejtave të njeriut vlerave minimale dhe parimeve, dhe është një padrejtësi, një sulm dhe persekutim drejtuar kundër Islamit dhe myslimanëve.

Bazuar në këtë, Arabia Saudite ka çdo të drejtë për të qëndruar përballë kësaj fushate barbare që është reflektuar në dënimet dhe akuzat suedeze dhe Perëndimore. Kjo e drejtë përmbush të gjitha kushtet sipas konsensusit. Të gjitha rregulloret qiellore janë të bashkuara se është bërë obligim për të sprapsur dhe konfrontuar agresorin. Unë i bëj thirrje të gjithë myslimanëve të botës që ti´u bashkohen vendit monoteist Arabisë Saudite dhe ta mbështesin atë për të mposhtur agresorët dhe fushatën e tyre të prishur kundër ligjit tonë që është i bazuar në rregulloren tonë fisnike islame që përbënë kushtetutën e Arabisë Saudite.

I dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Myslimani është vëllai i myslimanit; ai as nuk e shtypë atë, nuk e poshtëron atë e as nuk e braktis atë.”

Pra kjo është një detyrë madhështore që qëndron mbi supet e myslimanëve.

Prandaj, unë nxisë pushtetarët tanë – Allahu i ruajttë ata nga çdo e keqe – të vazhdojnë të pasojnë rrugën e bekuar. Arma e tyre e vërtetë është që të përmbushin dhe të mbështesin monoteizmin dhe të aplikojnë rregulloren e Allahut. Ata nuk duhet të brengosen për fushatën qëllimkeqe, njerëzit qëllimkëqinj dhe propagandistët e botës që nxisin në devijime dhe sprova.

Allahu e ruajttë vendin tonë monoteist Arabinë Saudite dhe banorët e saj dhe e forcoftë Islamin me të dhe atë me Islamin. Hamdi dhe lavdërimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhammed, familjen e tij dhe të gjithë shokët e tij.

Diktuar nga Dr. Salih bin Sad es-Suhejmi

27/05-1436 ose 18/03-2015

Shpërndaje: