Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Së pari Ikhuani, pastaj Sururi, pastaj Ikhuani

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: http://muqbel.net/sounds.php?sound_id=15

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A janë revistat ”el-Bejan” dhe “es-Sunneh” revista Selefijeh?

Përgjigje: Revista “El-Bejan” ishte në Selefizëm në fillim. Edhe Muhammedi Surur ka shkruar gjëra të mira në fillim. Kur ai pastaj iu kap Hizbijes dhe el-Ikhuan el-Musliminëve, ai u rikthye në adetin e tij. Edukimi i tij në thelb është edukim i Ikhuan el-Musliminëve. Muhammed Surur e ka edukimin e Ikhuanu-Musliminëve edhe pse ai u largua prej tyre. Sikurse thashë ai shkroi gjërat të mira në revistën “El-Bejan”. Pastaj ai u rikthye. Prandaj revista duhet të quhet “El-Bidah” dhe jo “es-Sunneh” dhe “el-Amaleh” (agjente) e jo ”el-Bejan”.

Pasi kësaj filluan sulme të mëdha, të mëdha, të mëdha ndaj dijetarëve të shkëlqyer të teuhidit. Ai tha se ata ishin skllevër të skllevërve të skllevërve zotërit e të cilëve janë të krishterë. Ka shumë dijetarë të virtytshëm – Allahu i shpërbleftë ata me të mira – të cilët nuk e meritojnë që të përshkruhen kështu. Pikëpamja e tyre lidhur me trazirat, revoltat dhe revolucionet janë më të mira se tuajat, o Muhammed Surur. Kur i ka sjellur Allahu dobi Islamit me revolta dhe revolucione?

Shpërndaje: