Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Së pari Kostadinopoja e pastaj Roma

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsilah el-Ahadith es-Sahihah (1/33)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

– 4 Ebu Kabil ka thënë:

”Ne ishim tek Abdullah bin Amër bin el-As kur është pyetur: ”Cilat nga këto dy qytete do të çlirohet së pari, Konstandinopoja apo Roma?

Abdullahu kërkoi që ti sillet një kuti me zinxhirë. Ai nxorri një libër nga ajo1 dhe tha: ”Derisa ne ishim ulur rreth të Dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe shkruanim, i Dërguari i Allahut (sal Allahu alejhi ue selem) është pyetur: ”Cila nga këto dy qytete do të çlirohet së pari, Konstandinopoja (istanbuli) apo Roma?

I Dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha:

”Qyteti i Herakliut2 do të çlirohet së pari.” Do të thotë Kostadinopoja.”

Transmetuar nga Ahmedi (2/176), Ibn Ebi Shejbe në ”el-Musannif” (47/153/2), Ebu Amër ed-Dani në ”es-Sunnen el-Uaridah fil-Fitan” (116/2), el-Hakim (4/422) dhe Abdul-Gani el-Makdisi në ”Kitab-ul-ilm” (2/30/1) i cili tha:

”Hadithi ka një zinxhir të mirë transmetimi.”

Hadithi është vërtetuar nga el-Hakim dhe edh-Dhehebi u pajtua me të dhe ajo është si thanë ata dy.

Roma e përmendur në hadith është kryeqyteti i Italis së sotshme sipas fjalorit të shteteve’’معجم البلدان’’.

Çlirimi i parë ndodhi nga Muhamed el-Fatih el-Uthmani, siç dihet. Kjo ndodhi më shumë se tetëqind vjet pas lajmrimit të Profetit (salAllahu alejhi ue selem) për çlirim. Në mënyrë të ngjashme do të ndodhë edhe çlirimi i dytë i cili do të jetë i pashmangshëm me lejen e Allahut. Dhe këtë lajm do ta mësojn pas një kohe.

Nuk ka asnjë dyshim se çlirim i dytë thërret që tu kthehet Hilafeti i drejtë umetit musliman dhe ky është diçka për të cilën na ka përgëzuar Profeti (alejhis-selam) me fjalën e tij.


[1] Kjo dëshmon se hadithet janë shkruar në kohën e Profetit salAllahu alejhi ue selem ndryshe nga ajo që besojnë disa gënjeshtarë.

[2] http://en.wikipedia.org/wiki/Heraclius

Shpërndaje: