Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142488
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A zbret mëshira mbi mexhliset e pasusve të bidateve?
Përgjigje: Subhan Allah! Mexhliset mbi të cilat zbret mëshira, qetësia dhe engjëjt janë ato që ulen për të lexuar Kuranin, përsëritin mësimet, studiojnë hallallin dhe haramin dhe kërkojnë dije sheriatike. Qëllimi i tyre është e vërteta. Ata e luftojnë të kotën. Ata e duan Sunnetin dhe e luftojnë të kotën. Këtyre u zbresin engjujt dhe qetësia dhe të cilët përfshihen nga mëshira.
Ndërsa lidhur me pasuesit e bidateve është e mjaftueshme ajo që ka thënë profeti (salAllahu alejhi ue selem):
“Çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr.”
Do të thotë është në zjarr praktikuesi i saj. Nuk i rrethon mexhliset e tyre asgjë tjetër pos mallkimit. Mëshira nuk i rrethonë ata. Nuk i rrethon mexhliset e pasusve të bidateve asgjë tjetër pos mallkimit. Mallkimi zbret mbi ta sepse ata kanë ndryshuar dhe mangësuar në fenë e Allahut (Tabarak ue Te ala). Ata kanë shtuar dhe mangësuar. Ata nuk meritojnë të nderohen. Sa shumë që kanë paralajmëruar Selefët tanë të drejtë kundër mexhliseve të pasusve të bidateve pikërisht që mallkimi të mos godet kur të jesh me me ta. Nuk ka rëndësi nëse ai vetë nuk është nga pasuesit e bidateve. Mjafton që ai vetëm të ulet me ta. Selefët e paralajmëruan atë për shkak të rrezikut ekstrem të cilin e bartin bidatet dhe dëmit që i shkaktojnë praktikuesit të tyre.
Allahu (Subhanehu ue Te ala) i urrenë pasuesit e bidateve sipas bidatit që ata posedojnë. Besimtarët i urrejnë pausesit e bidateve sipas bidatit që ata posedojnë. Nuk lejohet ulja me ta. As nuk duhet të thuhet se rrethohen nga mëshira, qetësia dhe engjëjt, sepse ata e kundërshtojnë Allahun dhe nuk veprojnë diçka që e kënaqë Atë. Si të mëshirohen? Ata në të vërtetë janë të mallkuar dhe jo të mëshiruar.