“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Secili që mohon ndonjë nga cilësitë e Allahut është Xhehmi

Alameh Muhamed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)

Burimi: el-Akidah el-Islamijjeh ue Tarikhuha, fq. 28

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Për sa i përket bidatit dhe sprovës së Xhehmive, ajo është refuzuar nga dijetarët e Ehl-us-Sunnetit në mënyrën më të ashpër. Ata thanë se Xhehmitë janë të devijuar, i paralajmëruan njerëzit kundër tyre, i qortuan ata që ulen me ta dhe shkruan libra dhe broshura kundër tyre, të cilat janë të njohura nga ana e nxënësve të dijes.

Edhe pse Xhehmije në thelb është një emër i një besimi në të cilin thirri Xhehm bin Safuan dhe mbështetësit e tij, duhet të dini se dijetarët Selefij filluan me kohë që ta quajnë çdo njërin që mohon cilësitë e Allahut (Te ala), ose të paktën disa, me këtë emër. Në këtë mënyrë, ata e quajtën çdo Mutezili, Eshari dhe shokët e tyre, të cilët mohojnë të gjitha ose disa nga cilësitë e Allahut me këtë emër.

Shpërndaje: