Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sejjid Kutbi është i devijuar

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=SKVZW09GMcY&feature=emb_title

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kjo është një pyetje nga një person i cili është zemëruar ndaj nesh. Ai thotë: Pasha Allahun unë do të ankohem tek Allahu në qoftë se ju nuk e parashtroni pyetjen time. Shpresoj që t’ia parashtrosh pyetjen time Shejkhut sepse unë veç po hutohem edhe më shumë. Të lutem, të lutem dhe të lutem lexoje pyetjen time.

Nëse e dimi përgjigjen e kësaj pyetje do të përgjigjem, përndryshe, them se Allahu e di më së miri.

Pyetja ime është kështu: Mësuesi im është Selefi dhe ai thotë se Xhemati Teblig janë të devijuar, gjithashtu Vëllezërit Myslimanë, Sejjid Kutbi dhe Tarik es-Suvejdani janë bidatçi dhe janë prej Vëllezërve Myslimanë.

Kush janë këta Vëllezërit Myslimanë dhe kush janë Selefitë dhe kush janë Xhemati Teblig? Shejkhu ynë, m’i shpjego këto gjëra. Unë dita ditës vetëm po hutohem më shumë dhe kam filluar të dyshojë në fenë time, në shokët e mi besnik dhe në dijetarët tanë. A është e vërtet ajo çfarë thonë ata?

Përgjigje: Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe cila është metodologjia e tyre. Ka libra të cilat shpjegojnë se kush janë Xhematu Teblig dhe cila është metodologjia e tyre. Ato libra shiten në treg lexojë ato dhe do t’i kuptosh me lejen e Allahut. Atëherë do ta mësosh se kush janë Xhemati Teblig dhe çfarë metodologjie kanë, gjithashtu do ta mësosh se kush janë Vëllezërit Myslimanë dhe se çfarë metodologjie kanë ata.

Ndërsa në lidhje me Selefitë, ata janë pasuesit e Selefus-Salih (të parëve tanë të mirë). Ai i cili i pason metodologjinë e selefus-salih quhet “Selefi” me kusht që ai me të vërtet të jetë pasues i tyre dhe jo vetëm të pohojë atë.

Pra ka libra rreth Tebligëve, një libër i tillë është libri i shkruar nga Muhammed Eslem (Allahu e mëshiroftë!) thirrës nga Pakistani, ose libri i marokenit Tekijjudin el-Hilali dhe libri i shejkh Hamud bin Abdullah Tuvejxhiri (Allahu e mëshiroftë!) rreth Xhematit të Tebligëve dhe metodologjisë së tyre.

Kur jemi tek Vëllezërit Myslimanë ka libra të cilët sqarojnë se kush janë ata dhe prej librave që sqarojnë këtë janë vetë librat e tyre. Lexo librat e tyre dhe shiko se në çfarë metodologjie kanë ata.

Shembuj të tyre janë librat e Hasan el-Bennës dhe Sejjid Kutbit dhe në veçanti libri“Shenjat në rrugë” i Sejjid Kutbit në të cilin ai shpjegon metodologjinë e tij.

E njëjta gjë vlen për ato libra të shumta të cilat janë shkruar si refuzim i këtyre librave të el-Bennës dhe të Kutbit dhe tregojnë gabimet e tyre.

Shpërndaje: