Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sejjid Kutbi fyen profetin Musa (alejhi selam)

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: el-Hadd el-Fasil bejn el-Hak uel-Batil, fq. 82-83

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Dhjetë shembuj se si Sejjid Kutubi e qorton dhe e fyen profetin e Allahut Musain (alejhis-salatu ues-selam):

1 – ”Le të marrim Musain si shembull. Ai ishte një shembull i një lideri impulsiv dhe nervoz.”

2 – ”Këtu shfaqet nacionalizmi dhe se ai ishte impulsiv.”

3 – ”Shpejt iu zhduk ky vrull i fanatizmit dhe i kthehet edhe çështja e fanatikve tjerë.”

4 –Ai thotë lidhur me ajetin:

”Dhe Musai – u zgjua i frikësuar në qytet, duke pritur se ç’do të ndodhë.” 28:18

”Kjo është tipike për personin e tmerruar dhe hutuar.”

5 – ”Fanatizmi dhe nervoza e bëri atë të harrojë lutjen për falje, pendimin, frikën dhe paranojën.”

6 – ”Le ta lëmë atë këtu dhe ta shohim atë dhjetë vjet më vonë në një fazë tjetër të jetës së tij. Ndoshta ai është qetësuar dhe është bërë një burrë i qetë dhe i butë. Jo kurrë për jetë! Kur ai u thërrit nga ana e djathtë e malit dhe u urdhërua që ta hedh shkopin e tij që u shndërrua në një gjarpër që zvarritej, ai mezi arriti ta shohë atë para se të ik nga aty pa u kthyer prapa fare. Ai ishte ende djaloshi nervoz. Vërtet edhe një burrë i rritur do të ishte frikësuar, por të paktën ai të ishte mënjanuar një grimë dhe të ndalej për të medituar. Kjo është jashtëzakonisht e çuditshme.”

Kërkojë mbrojtje nga Allahu nga sjellja e keqe me dijetarët, edhe më pak me profetët (alejhimus-salatu ues-selam).

7 – ”Le ta braktisim atë këtu edhe një herë për të parë se çfarë bën koha me nervat e tij … Pastaj ndodh ajo që nervat e asnje njeriu nuk mund ta tolerojnë, edhe më pak nervat e Musait.”

Kërkojë mbrojtje prej Allahut përsëri dhe përsëri. Vetëm shikoni se si ai e paraqet këtë profet fisnik në formën e njeriut më të sëmurë nervorë.

8 – ”Personi nervoz përsëri u nxitua dhe u bë impulsiv.”

9 – ”Këtu e kemi atë pas kthimit tek popullit i tij dhe e sheh se si ata adhurojnë një viç. Në duart e tij ai e ka Teuratin që Allahu i ka shpallur atij. Ai as nuk është i qetë e as i përmbajtur, por:

”Dhe i hodhi pllakat (e Teuratit) e kapi vëllain për koke, duke ia afruar vetes.” 7:150

Duke qenë iplusiv ai rrëmbeu kokën e vëllait të tij dhe mjekrën e tij dhe nuk e dëgjoi atë që ai kishte për të thënë.

10 – Ai tha se kur ai komentoi fjalët e Allahut Te ala në lidhje me fjalën e Musait:

”(Musai) tha: “Prandaj largohu! – sepse dënimi ytë është që sa të jeshë gjallë ke për të thënë: “Mos më prekë!” dhe ty të është caktuar një premtim, i cili doemos do të zbatohet. Shiko në zotin tënd, të cilin ti e ke adhuruar vazhdimisht. Na, do ta djegim atë, e pastaj do ta hedhim atë në det – si pluhur.” 20:97

”Kjo është nervozë dhe lëvizje të acaruar.”

Në këtë mënyrë të ndyrë dhe të neveritshme ai përshkruan biografinë e profetit të fortë, të besueshëm, të durueshëm të Allahut dhe profetit të fuqishëm Musait salAllahu alejhi ue selem.

Këto marrëzi i shkroi Sejjid Kutb në librin e tij ”et-Tasuir el-Fanni”1 e këtë libër e konsiderojnë prej veprave Islame të tij. Pasuesit e tij e konsiderojnë këtë libër ti përket veprave të tij më të shkëlqyera. Megjithatë, libri përbëhet nga katastrofa të paparë dhe fatkeqësi. Ky libër është shtypur disa herë që nga kur ka jetuar Sejjid Kutbi deri tash kur jam duke shkruar.


1 Shih ”et-Tesuir el-Fanni”, fq. 200-203.

 

Shpërndaje: