“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sejjid Kutbi shkaku kryesor i terorrizmit

Shejkh Ali Naser El-Fekihij
Sherh Tefsir Es-Sa’di (2:178-179), 08/14/1423 në xhaminë profetike
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për shpërthimet që po ndodhin në vendet e kufarëve?

Përgjigje: Ato janë të ndaluara. Shpërthimet që ndodhin sot në vendet kufare janë të njëjtat lloj veprimesh që ndodhin edhe në vendet tona. Të gjithë e dini çfarë ka ndodhur së fundmi në Rijad. Ajo që i ka shtyrë këta njerëz t’i kryejnë këto akte nuk është gjë tjetër përveç besimit të tyre të prishur. Kjo bindje i mëson atyre të vrasin kufarët dhe gjithashtu t’i konsiderojnë edhe disa muslimanë si të tillë. Ata besojnë se muslimanët janë bërë renegatë dhe kufarë për shkak të mëkateve të mëdha që bëjnë. Madje, të bërit tregti me kufarët e konsiderojnë si besnikëri dhe bindje ndaj tyre sepse nuk bëjnë dallim mes bashkëpunimit tregtar dhe besnikërisë së ndaluar. Ndërsa besnikëria ndaj kufarëve (sipas tyre) nënkupton t’i duash ata, t’i ndihmosh, t’i mbështetësh dhe të mërzitesh kur ata dështojnë.

Muslimanët sot janë shumë të dobët. Ne nuk kemi prodhim tonin të avionëve, makinave apo tankeve. Nga kush do t’i blejmë pra këto? Patjetër prej tyre. A do të thotë kjo se kemi vepruar në mirëbesim ndaj tyre? Jo, kurrsesi.

Ata që mendojnë në këtë mënyrë, u është shpërlarë truri. Mendjet e tyre të sëmura mendojnë se të gjithë muslimanët janë bërë kufarë. Prandaj pyetësi po pyet për librin “Dhilalil-Kuran” (Nën Hijen e Kuranit) të autorit Sejjid Kutb). Në këtë libër gjenden devijime të qarta. Nëse lexon shpjegimin e tij të fjalëve të Allahut:

“Thuaj: “Cila është dëshmia më e madhe?” Përgjigju: “Allahu është Dëshmitar mes meje dhe jush”. Mua më është shpallur ky Kuran që nëpërmjet tij t’jua tërheq vërejtjen juve dhe kujtdo që i kumtohet. Mos vallë ju dëshmoni se krahas Allahut ka edhe të adhuruar të tjerë (të denjë për adhurim)?!” Thuaju: “Unë nuk dëshmoj.” Thuaj: “Vërtet, Ai është i Adhuruari i Vetëm i Vërtetë dhe unë jam larg nga ato që ju ia shoqëroni Allahut (në adhurim).” El-Enam, 6:19

Sejjid Kutbi thotë: “I tërë njerëzimi ka dalë nga fjala “La ilahe ilAllah” dhe janë bërë renegatë (kan dalë nga feja) duke përfshirë madje edhe myezinët që thërrasin ezanin. Ai shkon aq larg sa që thotë se ata meritojnë dënim më të rëndë sesa idhujtarët.”

Referohuni librit dhe botimit të fundit. Ai thotë se të gjithë njerëzit kanë braktisur “Nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush përveç Allahut” duke përfshirë edhe myezinët që thërrasin për në namaz. Ky libër ka thënie të ngjashme. Lexoni atë dhe do ta shihni.

Ai thotë: “Ata meritojnë dënimin më të ashpër në ahiret, bile dënim më të ashpër sesa dënimi i idhujtarëve.”

Këto nuk janë fjalët e mia, por të autorit. Referohuni tek libri dhe veçanërisht tek ky ajet.

Ky mendim u miratua nga këta të rinjtë budallenj. Atyre u lindi ideja se të gjithë njerëzit janë bërë renegat dhe prandaj zbatuan këto gjykime mbi muslimanët, ndërsa i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë.”

Transmeton Bukhari (7) dhe Muslimi (1037).

Prandaj është e detyrueshme t’i referohemi Kuranit, sunnetit dhe dijetarëve që i shpjegojnë ato. Por në qoftë se studion vetë ose me këtë njeri (d.m.th. me librat Sejjid Kutbit, apo me njerëz që kanë ideologjinë e tij), atëherë do të zbatosh këto gjykime të devijuara edhe mbi muslimanët.”[1]


[1] Kjo nuk do të thotë që dikush të jetë kafir dhe të lejohet vrasja e tij — jo, në asnjë mënyrë. Ashtu siç edhe kuptohet nga fjalët e shejkhut në fillim të përgjigjes.

2 Hadithi i plotë:

Humejd ibn Abdurr-Rrahmani tregon: “E kam dëgjuar Muaviun -radijAllahu anhu- teksa po ligjëronte, duke thënë: “E kam dëgjuar profetin ﷺ duke thënë:

“Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson kuptimin e fesë. Unë jam vetëm shpërndarës (i pasurisë dhe kumtues i fesë), kurse Allahu është Dhuruesi. Ky umet do të vazhdojë të qëndrojë i fortë në fenë e Allahut dhe nuk do ta dëmtojnë kundërshtarët, derisa të vijë caktimi i Allahut.”

Transmeton Bukhari (7) dhe Muslimi (1037).

Shpërndaje: