Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: http://alalbany.net/fatawa_view.php?id=6822
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: I kemi dy pyetje, e që të dyja janë marrë nga libri “Nën hijen e Kuranit” (nga autori Sejjid Kutb). Në fillim të kapitullit ku komenton suren Ta-Ha, thotë: “Kurani është një fenomen si fenomeni i qiejve dhe fenomeni botës.
Çfarë na thoni për këtë?
Përgjigje: Vëlla, ne shumë herë kemi thënë se Sejjid Kutub (Allahu e mëshiroftë) nuk ka qenë dijetarë. Ai ka qenë vetëm një shkrimtar. Ai nuk ia ka dalë të shprehej siç duhet rreth çështjeve të akides islame dhe posaçërisht për akiden Selefije. Për atë ne nuk duhet të flasim shumë rreth fjalëve të tij sepse ai nuk ishte dijetarë të cilën ne e dëshirojmë, pra: dijetarë rreth Kuranit dhe Sunnetit në metodologjinë e Selefus-Salih.
Shumë herë në shprehjet e tij, ai shprehej në fraza jo të logjikshme dhe në mënyrë retorike. E jo në mënyrë të ditur e veçanërisht atë Selefije. Ne nuk kemi fare dyshim që të kritikojmë këtë mënyrë të të shprehurit dhe këtë formë të krahasimit.
Më e pakta çfarë mund të themi rreth kësaj është, se ai (Sejjid Kutub) mendon me të vërtet se Kurani nuk është fjala e Allahut, i cili është mendimi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Ose do të thotë se ajo është fjala metaforike e Allahut, i cili është mendimi i Mutezilive. Këto janë fjalë Poetike. Unë nuk e shohë të udhës që të humbim kohë me këtë.
E vetmja që duhet bërë është që të tregojmë se nuk është e lejuar të shprehemi kështu dhe se shkrimtari (Sejjid Kutub) nuk e ka të qartë se a është Kurani fjalë e Allahut apo jo. Kjo është çfarë unë mendoj dhe kjo është përgjigja ime për pyetjen tuaj.