Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sekrecione të kafta gjatë agjërimit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (1)

www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Një grua ka agjëruar gjashtë ditët të Sheualit. Gjatë ditës së fundit ajo ndjeu dhimbjet e të përmuajshmeve dhe i erdhën sekrecione ngjyrë kafe. Ndërsa gjaku menstrual i erdhi natën. A është agjërimi i saj i saktë apo duhet ta kompensojë këtë ditë?

Përgjigje: Agjërimi i kësaj ditë është i saktë pasi që gjaku menstrual erdhi pasi që dielli kishte perënduar. Nëse gruas i vijnë dhimbje menstruale gjatë ditës dhe gjaku nuk i vjen derisa dielli të ketë perënduar, agjërimi i saj është i saktë pavarësisht se a është i detyrueshëm apo vullnetar.

Shpërndaje: