Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sekrecionet dhe njollat e gjakut pas përfundimit të menstruacioneve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: El-Lika esh-Shehri (50 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një grua ka ciklin e saj mujor. Në ditën e shtatë gjaku i pushon plotësisht. Në ditën e tetë dhe të nëntë, ajo sheh se prapë nga ajo ka dalë njolla gjaku. Në ditën e dhjetë ajo ka sekrecione të bardha. Çfarë duhet të bëjë ajo? A duhet që ajo të falet dhe të agjërojë në ditën e tetë dhe të nëntë? Çfarë është për qëllim gjendja e pastër? A është kur gjaku i menstruacioneve pushon për një kohë apo që gjaku të jetë i thatë apo që asaj t’i vijnë sekrecionet të bardha?”

Përgjigje: “Gjendja e pastër është që gjaku të pushoj tërësisht dhe jo që gjaku të jetë i thatë. Gjaku menstrual i gruas mund të jetë i thatë për një ditë ose gjysmë dite. Megjithatë, është ende gjak menstrual. Vetëm kur ajo ta dijë se gjaku ka pushuar dhe nuk i vije më, atëherë ajo është e pastër. Njollat që vijnë më pas nuk kanë rëndësi. Ummu ‘Atijjeh radijAllahu anha ka thënë:

كنا لا نعد الصفرة والكدرة بعد الطهر شيئا

“Lëngun e verdhë dhe atë ngjyrë kafeje nuk e kemi llogaritur prej menstruacioneve.”

Shpërndaje: