Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (77 B)
Pyetje: Unë shpresoj të sqaroj një pyetje për të cilën flitet shumë, dmth gjykimi mbi sekrecionet e errëta dhe të verdha të gruas pas ciklit mujor. Kur konsiderohet një grua të jetë e pastër? A duhet t’i kenë ardhur sekrecionet e bardha?
Përgjigje: Dijetarët kanë mospajtime në këtë çështje. Në fund unë arrita në përfundimin se mendimi i saktë është se sekrecionet e errëta dhe të verdha janë të parëndësishme përderisa ato nuk vien në kohën e ciklit mujor. Shembulli i kësaj është që cikli mujor i gruas zgjatë për pesë ditë. Nëse asaj i vien sekrecionet e errëta ose të verdha në ditën e tretë, ne themi se ato i përkasin ciklit mujor. Por nëse asaj i vien sekrecione e errëta ose të verdha para ciklit mujor ato janë të parëndësishme. E njëjta gjë vlen edhe për gruan që përfundon ciklin e saj mujor dhe pastaj i vien sekrecione të errëta ose të verdha; ato nuk kanë gjykim.