Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Sekrecionet e turbullta që vijnë para menstracioneve

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (14 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A konsiderohen menstruacione ato sekrecione të turbullta që shfaqen një ose dy ditë para menstruacioneve?

Përgjigje: Jo, sekrecionet e turbullta që dalin një ose dy ditë para menstruacioneve nuk llogariten si pjesë e periodave. Dëshmia për këtë janë fjalët e Umm Atijes -radijAllahu anha-:

”Lëngun e verdhë dhe atë të turbullt nuk e kemi llogaritur të jetë prej menstruacioneve.” 

Transmeton Bukhari (326).

Shpërndaje: