Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (240)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Disa gra kanë sekrecione. A e prishin ato abdesin apo jo dhe a obligohen që të pastrohen prej tyre?”
Përgjigje: ”Dijetarët kanë konsensus se, sekrecionet nuk obligojnë pastrimin e trupit (guslin) dhe mendimi më i fortë është se ato nuk e obligojnë as marrjen e abdesit.
Nuk ka dëshmi në Kuran dhe Sunnet se ato e prishin abdesin. Nëse gruaja është gjatë periudhës së pastër kohore dhe ka sekrecione, ajo duhet të falë namazin.
E në qoftë se ajo ka sekrecione gjatë namazit, ajo e vazhdon namazin edhe në qoftë se ato janë të qarta për të.”