Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.ws/node/2078
Data e fetvas: 8/3-1426 ose 16/4-2005
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Shejkh i nderuar Allahu i`u dhëntë mirësi. Ky pyetës po thotë; Cili është mendimi i juaj për sektin Habeshi, të cilët janë pasues të Abdullah El-Harari El-Habeshi dhe cili është medhhebi i tyre?”
Përgjigje: ”Medhhebi i tyre është adhurimi/madhërimi i varreve si dhe të bërit shirk ndaj Allahut të Lartësuar. Ai (Abdullah El-Harari El-Habeshi) është adhurues i varreve, është adhurues i varreve Allahu na ruajttë, gjithashtu është edhe sufist.
Komisioni i Përhershëm (Lexhnetu Daime) ka nxjerrë një sqarim si kundërpërgjigje ndaj këtij grupacioni të humbur ku dhe sqaron edhe menhexhin (metodologjinë) e tyre.
Gjithashtu gjendet një libër (për mbrojtjen e diplomës së doktorraturës) i cili është me dy vëllime ku flet për sektin e Ahbashëve dhe medhhebin e tyre.
Gjithashtu gjendet edhe një libër i njërit prej vëllezërve nga Siria Abdurahman Ed-Dimeshkij që flet për sektin e Ahbashëve. Për ta janë shkruajtur libra të mëdhenj dhe të vegjël.
Kështu që ata janë një sekt që bëjnë shirk, janë Sufista dhe që adhurojnë varret. Po!”