Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Sekti më i rrezikshëm është sekti Rafidah, populli i Khumeinit. Ata janë sekti më i rrezikshëm.
Po kështu Nusejrijjeh shokët e Hafidh el-Esadit dhe grupi i tij në Siri, dhe Batinijeh në Siri, dhe Batinijeh në Iran dhe Indi, ata janë Ismailijjeh. Këto tre sekte janë më të këqinjtë dhe më të rrezikshmit nga të gjitha sektet. Ata janë kufarë dhe për këtë i kërkojmë mbrojtje Allahut, ata fshehin shumë të këqija kundër muslimanëve. Ata i konsiderojnë muslimanët më të rrezikshëm ndaj tyre sesa kufarët, ata i urrejnë muslimanët më shumë sesa i urrejnë kufarët. Ata e konsiderojnë të lejuar derdhjen e gjakut dhe marrjen e pasurisë së Ehli-Sunnetit edhe pse mund të bëjnë lajka në vendet ku mund të bëjnë lajka. Ata mendojnë se imamët e tyre e dinë të fshehtën dhe se ata janë të pagabueshëm.
Ata adhurojnë të tjerë përveç Allahut, si p.sh kërkojnë shpëtim tek të tjerë përveç Allahut, therin kurban dhe betohen në të tjerë përveç Allahut. Kjo është ajo që ata besojnë në lidhje me imamët e tyre. Rafidat të cilët janë sekti Ithna Asharia (dymbëdhjetë imamët) ata quhen ndryshe el-Xha’ferijeh dhe tani janë të njohur si Khumeinijjeh që po thërrasin tani në të kotën. Ata janë më të këqinjtë e grupeve, po ashtu sekti Nusejrijjeh janë nga sektet më të këqija dhe po ashtu sekti Ismailijjeh, ata janë Batinijeh. Ata e konsiderojnë hilafetin e Ebu Bekrit, Umerit dhe të Uthmanit si të pavlefshëm. Ata i konsiderojnë sahabët kufarë, të dalë nga Islami.”