Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Rruga e udhëzimit

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Udhëzimi, është qëllimi kryesor, rezultati më i mirë dhe më fisnik nga çdo gjë tjetër. Udhëzim për të cilin vuan çdo rob kur ai vepron dhe lëviz, kur ai ulet dhe ngrihet në këmbë e në çdo aspekt jetësor. Udhëzim për të cilin ka nevojë robi i Allahut ka nevojë të ballafaqohet me të ardhmen, të kaluarën dhe të tashmen. Udhëzim përmes të cilit shijohet lumturia dhe rehatia, pas së cilës më nuk ka asnjë brengë dhe nuk i mungon asgjë në aspektin shpirtëror. Udhëzim i cili është bërthamë e çdo myslimani, e qëllim i çdo besimtari pas së cilit çdo njëri prej nesh mundohet ta realizojë e ta përvetësoj në jetën e tij derisa të dal para Allahut. Ashtu siç ka nevojë robi për udhëzimin në jetën e tij, ashtu ka nevojë edhe për të ditën kur do të dal para Allahut.

Çështja e udhëzimit është çështje shumë e madhe dhe me rëndësi të veçantë, sepse lumturia, shpëtimi dhe fitorja në dynja e ahiret është e lidhur ngushtë me të dhe të përjetuarit e saj. Për këtë arsye, kemi shumë ajete dhe hadithe të cilat flasin për rëndësinë e çështjes së udhëzimit, e që gjithashtu tregojnë përfundimin që kanë të udhëzuarit, shpërblimi i madh që i pret para Zotit të tyre dhe se suksesi në dynja e ahiret varet vetëm nga udhëzimi që ata arrijnë.
Të udhëzuarit, janë më të gëzuar se çdokush tjetër, kanë zemrat më ta çiltra, më të pastra dhe më të lumtura në çdo aspekt dhe në çdo çështje. Thotë profeti ﷺ:

((إِنَّهُ لَمْ يَكُنْ نَبِيٌّ قَبْلِي إِلَّا كَانَ حَقًّا عَلَيْهِ أَنْ يَدُلَّ أُمَّتَهُ عَلَى خَيْرِ مَا يَعْلَمُهُ لَهُمْ وَيُنْذِرَهُمْ شَرَّ مَا يَعْلَمُهُ لَهُمْ))

“Nuk ka pasur asnjë profet përpara meje, veçse e ka pasur të obliguar që ta udhëzojë popullin e tij në punë të mira që ai i ka ditur, dhe ta ndalojë për punë të liga që ai i ka ditur.”

Profeti ynë ﷺ na ka mësuar dhe këshilluar për çdo punë të hajrit; na ka dhënë argumente për çdo gjë dhe ka treguar logjikën e tyre. E ka sqaruar rrugën e drejtë në mënyrën më të mirë dhe nuk ka lënë asgjë që është e mirë, veçse e ka udhëzuar umetin e tij drejt saj dhe nuk ka lënë asgjë të keqe, veçse e ka ndaluar umeti ne tij të veproj ashtu. Nuk ka vdekur ai ﷺ, derisa Allahu i Madhëruar të mos ketë zbritur në lidhje me këtë:

{ الْيَوْمَ أَكْمَلْتُ لَكُمْ دِينَكُمْ وَأَتْمَمْتُ عَلَيْكُمْ نِعْمَتِي وَرَضِيتُ لَكُمُ الْإِسْلَامَ دِينًا}

“Sot ua kam përsosur fenë tuaj dhe e kam plotësuar dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që feja Islame të jetë fe e juaj.” 5:3

Profeti ﷺ e sqaroi dhe tregoi në mënyrën më të mirë e më të përsosur rrugën e udhëzimit. Udhëzimi e ka formën e vetë të qartë, nuk ka asgjë në shkel e shko, por çdo gjë është sipas ligjit. E vetmja gjë që mbetet për robin, është që të mundohet e të lodhet në drejtim të kësaj rruge, ta praktikojë atë me ndihmën e Allahut:

{ وَالَّذِينَ جَاهَدُوا فِينَا لَنَهْدِيَنَّهُمْ سُبُلَنَا وَإِنَّ اللَّهَ لَمَعَ الْمُحْسِنِينَ}

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i udhëzojmë rrugëve për tek Ne, e nuk ka dyshim se Allahu është në anën e bamirësve.” 29:69

Profeti ﷺ e sqaroi dhe na mësoi në forma dhe rrugë të ndryshme. Prandaj, ne do të ndalemi në dy hadithe më madhështore që janë me specifikat që përmbajnë duke sqaruar të vërtetën me anë të shembujve, siç edhe thuhet: ‘shembujt sqarojnë fjalët.’ Prandaj, edhe vetë Profeti ﷺ e bëri këtë me ne në mënyrën më të mirë:

عن النواس بن سمعان عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال : ((ضَرَبَ اللَّهُ مَثَلًا صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا وَعَلَى جَنْبَتَيْ الصِّرَاطِ سُورَانِ فِيهِمَا أَبْوَابٌ مُفَتَّحَةٌ وَعَلَى الْأَبْوَابِ سُتُورٌ مُرْخَاةٌ ، وَعَلَى بَابِ الصِّرَاطِ دَاعٍ يَقُولُ أَيُّهَا النَّاسُ ادْخُلُوا الصِّرَاطَ جَمِيعًا وَلَا تَتَفَرَّجُوا وَدَاعٍ يَدْعُو مِنْ جَوْفِ الصِّرَاطِ فَإِذَا أَرَادَ يَفْتَحُ شَيْئًا مِنْ تِلْكَ الْأَبْوَابِ قَالَ وَيْحَكَ لَا تَفْتَحْهُ فَإِنَّكَ إِنْ تَفْتَحْهُ تَلِجْهُ وَالصِّرَاطُ الْإِسْلَامُ وَالسُّورَانِ حُدُودُ اللَّهِ تَعَالَى وَالْأَبْوَابُ الْمُفَتَّحَةُ مَحَارِمُ اللَّهِ تَعَالَى والستور المرخاة حدود الله وَذَلِكَ الدَّاعِي عَلَى رَأْسِ الصِّرَاطِ كِتَابُ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ وَالدَّاعِي فَوْقَ الصِّرَاطِ وَاعِظُ اللَّهِ فِي قَلْبِ كُلِّ مُسْلِمٍ))

Transmetohet nga en-Neuas bin Sem’an nga profeti ﷺ se ka thënë:

“Allahu ka marrë shembull një rrugë të drejtë që në të dy anët e saj ka të ndërtuar muri, në të cilën gjenden porta të shumta mbi të cilat janë të varura perde me mbishkrime në të. Në hyrje të asaj rruge qëndron një thirrës i cili u thotë njerëzve: “O ju njerëz, futuni në këtë rrugë të gjithë dhe mos e anashkaloni këtë!” Dhe një tjetër thirrës gjendet mbi atë rrugë; nëse dikush dëshiron të futet në ndonjë rrugë prej këtyre rrugëve, i thotë: “Mjerë për ty, mos u fut në të do të shkatërrohesh.” Rruga e drejtë është islami; muret përreth tij janë kufijtë e Allahut; dyert e hapura janë ndalesat e Allahu;, perdet janë gjykimet (dënimet) e Allahu; thirrësi i cili qëndron në hyrje të kësaj rruge është Kur’ani, ndërsa thirrësi brenda tij është thirrja e Allahut drejtuar çdo myslimani.”

Thotë Shejkhul-Islam Ibën Tejmijeh në lidhje me këtë hadith madhështor: “Ky është një hadith madhështorë, kushdo që e kupton ka përfituar prej tij shumëçka, dhe i mjafton ndaj shumë njohurive tjera.” Kush e njeh, e mediton, ndalet në porositë e tij dhe punon sipas porosive të tij, ai i mjafton kundrejt njohurive të shumta. Kjo është më se reale.

“rrugë të drejtë” – rrugë e zgjeruar dhe e drejtë.

“që në të dy anët e saj ka të ndërtuar muri, në të cilën gjenden porta të shumta”– d.m.th. ai i cili ecën në këtë rrugë, gjen dyer të ndryshme.

“mbi të cilat janë të varura perde me mbishkrime në të”– perde normale, siç ne i njohim.
“Në hyrje të asaj rruge qëndron një thirrës … dhe një tjetër thirrës gjendet mbi atë rrugë”– ndërsa ti në këtë jetë je sikurse shembulli në këtë hadith që përshkruan kalimtarët e kësaj rruge. Gjatë këtij rrugëtimi do të gjesh dyer me perde. Ka mundësi që tërheqja nga ana e vetes dhe thirrjet e shejtanit bëjnë që të fusin dyshime që ti ta hapësh perden apo të futesh në këto dyer, vetëm të shikosh gjëra interesante, të çuditshme e tërheqëse. Përgjatë gjithë këtij udhëtimi në këtë rrugë, do të ballafaqohet me të njëjtën gjë: në të majtë e në të djathtë dyer të shumta e perde. E siç do ta mësojmë në hadithin tjetër, në krye të çdo dere apo rruge është nga një shejtan i cili thërret e thotë: “Eja, futu këtu brenda, shiko se çfarë ka prej çudirave që të pëlqejnë ty!” Njeriu gjithnjë është në përpjekje e sipër për të qëndruar i palëkundur përgjatë këtij udhëtimi dhe të paktë janë ata të cilët qëndrojnë deri në fund. Thotë Allahu:

{ وَمَا أَكْثَرُ النَّاسِ وَلَوْ حَرَصْتَ بِمُؤْمِنِينَ}

“Shumica e njerëzve nuk janë besimtarë edhe pse ti e dëshiron këtë.” 12:103

Njeriu ka nevojë që Allahu ta forcojë në këtë rrugë. Dhe prej rezultateve të këtij forcimi – qëndrimi është të qëndrueshmëria që Allahu i jep njeriut për ta kaluar sa më mirë urën e siratit e cila ndodhet mbi xhehenem, Ditën e Gjykimit.

“Dyert e hapura janë ndalesat e Allahut, perdet janë kufijtë e Allahut”– d.m.th. është e ndaluar për myslimanin që të futet në to. Në të bëjnë pjesë të gjitha llojet e gjynaheve dhe mëkateve, në të bën pjesë zinaja vrasja bërja shirk, etj… Ndërsa perdet paralajmëruese janë gjykimet që njeriun e presin në qoftë se futet në to. Njeriu është i obliguar që të mos tejkaloj kufijtë e Allahut, të jetë i kujdesshëm ndaj nënshtrimit të Allahut e të largohet nga ndalesat e Tij që të mos bie në to. Në një hadith sqarues të kësaj pjesëze thuhet:

(( إِنَّ اللَّهَ حَدَّ حُدُودًا فَلَا تَعْتَدُوهَا ، وَفَرَضَ لَكُمْ فَرَائِضَ فَلَا تُضَيِّعُوهَا ، وَحَرَّمَ أَشْيَاءَ فَلَا تَنْتَهِكُوهَا))

“Allahu ka caktuar kufij, andaj mos i tejkaloni ato. U ka obliguar me obligime, andaj mos i lëni anash. Dhe u ka ndaluar gjëra, andaj mos i asgjësoni ato.”

Ky hadith sqaron domethënien e dyerve dhe perdeve që gjenden në hadithin paraprak. Më pas thuhet në hadith: “thirrësi i cili qëndron në hyrje të kësaj rruge është Kur’ani…” –Kjo është një shenjë për atë të cilin dëshiron të jetë i udhëzuar dhe të ecën ashtu siç duhet në rrugën e drejtë, që të ketë kujdes të shtuar ndaj Librit të Allahut, e të ketë kujdes ndaj Sunnetit i cili është i ndërtuar mbi vetë Kur’anin. Libri i Allahut është thirrës i cili thërret në qëndrueshmëri në këtë rrugë, përderisa e ke për udhëzues Kur’anin, ti je në të drejtën. Thotë Allahu:

{ إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِي لِلَّتِي هِيَ أَقْوَمُ وَيُبَشِّرُ الْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ أَنَّ لَهُمْ أَجْرًا كَبِيرًا (9) وَأَنَّ الَّذِينَ لَا يُؤْمِنُونَ بِالْآخِرَةِ أَعْتَدْنَا لَهُمْ عَذَابًا أَلِيمًا }

“Ky Kur’an udhëzon për atë rrugë që është më se e vërteta, e besimtarët që bëjnë vepra të mira i përgëzon se, pa dyshim do të kenë shpërblim të madh. Ndërkaq, për ata që nuk e besojnë botën tjetër, Ne kemi përgatitur një dënim të rëndë.” 17:9-10

Në një ajet tjetër thuhet:

{ قَدْ كَانَتْ آيَاتِي تُتْلَى عَلَيْكُمْ فَكُنْتُمْ عَلَى أَعْقَابِكُمْ تَنْكِصُونَ (66) مُسْتَكْبِرِينَ بِهِ سَامِرًا تَهْجُرُونَ (67) أَفَلَمْ يَدَّبَّرُوا الْقَوْلَ }

“Kur juve u lexoheshin ajetet e Mia, ju zmbrapseshit, me arrogancë ndaj tij (Kur’anit) e me fyerje. A nuk e menduan ata thellë fjalën (Kur’anin)…” 23:66-68

Kujdesi ndaj përqendrimit të kuptimeve të Kur’anit, kujdesi ndaj asaj që ai argumenton, të punuarit sipas tij janë një nga shkaqe kryesore për njeriun që ai të jetë i qëndrueshëm dhe i përhershëm në rrugën e drejtë. Kësaj i bashkëngjitet edhe kujdesi ndaj Sunnetit i cili është sqarues e komentuesi i tij. Thotë Allahu në Kur’an:

{ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا } 

“Dhe çfarëdo që t’ju japë juve i dërguari, atë merreni dhe çfarëdo që ai ua ndalon juve, mos iu afroni.”  59:7

Të punuarit sipas Sunnetit në realitet është të punuarit sipas Kur’anit dhe porosive të tij. “…ndërsa thirrësi brenda tij është thirrja e Allahut drejtuar çdo myslimani.”– Kjo është brendia e çdo myslimani, duke filluar nga devotshmëria e tij, kujdesi ndaj kësaj devotshmërie, frika nga që të mos bie në të dhe frika që të mos dënohet; gjithashtu dashuria e bindjes ndaj Allahut etj.. Kjo është këshilla e Allahut në zemrën e çdo besimtari. Për këtë arsye, disa prej sahabëve thoshin: “Mëkatet e prenë shpirtin e njeriut.” D.m.th. Besimtari i sinqertë, kur bën mëkat apo ndonjë të keqe, zemra i rëndohet, gjoksi i ngushtohet dhe ndjen dhembje, e nuk gjen rehati dhe qetësi. Për këtë shkak, myslimani largohet nga të këqijat dhe nga gjërat të cilat ai nuk i do ngase zemra nuk i pushon asnjëherë. E sa për atë që ka zemër të vdekur, ai mëkaton dhe nuk ndjen asgjë në zemrën e tij. Siç thotë një poet arab: “Zemra e vdekur nuk ndjen dhembje.”
Kur jemi tek hadithi tjetër:

حديث عبد الله بن مسعود الذي رواه الإمام أحمد في مسنده قال ((خَطَّ لَنَا رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ خَطًّا ثُمَّ قَالَ هَذَا سَبِيلُ اللَّهِ ثُمَّ خَطَّ خُطُوطًا عَنْ يَمِينِهِ وَعَنْ شِمَالِهِ ثُمَّ قَالَ هَذِهِ سُبُلٌ قَالَ يَزِيدُ مُتَفَرِّقَةٌ عَلَى كُلِّ سَبِيلٍ مِنْهَا شَيْطَانٌ يَدْعُو إِلَيْهِ ثُمَّ قَرَأَ { وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ } ))

Transmetohet nga Abdullah bin Mes’udi se ka thënë:

“E bëri një vij i dërguari i Allahut ﷺ pastaj tha: “Kjo është rruga e Allahut.” Pastaj anash saj bëri vija të tjera dhe tha: “Këto janë rrugë tjera.” Thotë Jezidi: “Në çdo rrugë është nga një shejtan i cili thërret në të.” Më pastaj lexoi fjalën e Allahut:

“Dhe vërtet kjo është rruga Ime e drejtë kështu ndiqeni dhe mos ndiqni rrugë të tjera pasi ato do t’ju ndajnë e do t’ju largojnë nga rruga e Tij. 6:153

Ky ajet dhe ky hadith që transmeton Ibnu Mes’udi, janë argument i fortë se rruga e Allahut është një dhe e vetme, nuk ka asnjë rrugë tjetër. Rrugë e drejtë e cila e dërgon robin nga kjo botë në Xhenet. Rrugë e drejtë e cila nuk ka asnjë shtrembërim dhe asnjë lak. Transmetohet po nga Ibnu Mes’udi ku një person e kishte pyetur atë se cila është rruga e drejtë, si i ishte përgjigjur:

تركنا رسول الله صلى الله عليه وسلم في أوله يعني في بدايته ونهايته في الجنة ، وعليه جوادّ وفي هذه الجواد رجال يدعون ، فمن سلك هذه الجواد التي على جنبتني الصراط انتهت به إلى النار ، ومن سار على الصراط المستقيم انتهى به إلى الجنة ))

“Na ka lënë i dërguari i Allahut në një rrugë e cila që nga fillimi deri në fund është Xhenet. Dhe ky Xhenet ka një rrugë drejt të së cilës ka dalje në të cilat thirrin burra drejt saj. Kush kapet për këto dalje të kësaj rruge, ka për të përfunduar në zjarr. E kushdo që e mban rrugën e drejtë, ka për të përfunduar në Xhenet.”

Në këtë hadith, Profeti ﷺ përmes kësaj thënie dhe përmes këtij shembulli, sqaron rrugën të cilën duhet ndjekur, rrugën e drejtë të cilën duhet pasuar. Rruga e drejtë është të kapurit për fenë e Allahut, për hir të Tij, devotshmëria, kryerja e adhurimeve, të larguarit nga ndalesat, e kur të mëkaton a bën ndonjë vepër të keqe, pendohet dhe kthehet tek Allahut dhe pason rrugën e duhur duke u bërë edhe më i kujdesshëm e edhe më i mirë me fenë e Tij. Thotë një hadith:

كُلُّ بَنِي آدَمَ خَطَّاءٌ وَخَيْرُ الْخَطَّائِينَ التَّوَّابُونَ

“Çdo bir i Ademit është gabimtar, e më i miri i gabimtarëve është ai i cili pendohet.”

Nuk do të thotë që kur njeriu rrëshqet dhe futet në ndonjërën prej këtyre rrugëve, që ai të vazhdojë dhe të zhytet sa më shumë në mëkate edhe të tjera; përkundrazi, pas kësaj njeriu duhet të pendohet dhe të kthehet edhe më i sinqertë.

Udhëzimi është dituria mbi të vërtetën dhe të punuarit sipas saj. Nevoja e njeriut për këto dy gjëra është nevoja më e madhe që ekziston. Prandaj, njeriu gjithnjë ka nevojë që mësojë atë që është më e dobishme për të diturinë mbi Kuranin dhe Sunnetin, në mënyrë që të përgatitesh për atë që do të veprosh. Njeriu duhet të ndaj kohë të veçantë në përditshmërinë e tij në mënyrë që të mësojë e kuptojë fenë e Allahut, të mësojë gjykimet e Tij, në mënyrë që të largojë injorancën:

وَاللَّهُ أَخْرَجَكُمْ مِنْ بُطُونِ أُمَّهَاتِكُمْ لَا تَعْلَمُونَ شَيْئًا

“Allahu ju nxori nga barqet e nënave tuaja dhe ju nuk dinit asgjë.” 16:78

Por, ai të dha dëgjim, sy dhe intelekt që të mësosh fenë. Kushdo që është i ditur dhe punon sipas saj, ai është i udhëzuar. E kush nuk i posedon këto dyja, ai është i humbur.
Dëgjoni këto dy ajete:

وَالنَّجْمِ إِذَا هَوَى (1) مَا ضَلَّ صَاحِبُكُم وَمَا غَوَى (2

“Pasha yllin kur ai bie (shuhet)! Shoku juaj as nuk është njeri që ka humbur, as që ka devijuar.” 53:1-2

Dhe kjo për shkak të veprave dhe dijes që ai kishte. Kushdo që sa më shumë kapet për udhëzimin e tij dhe pason atë në çdo aspekt, duke e mësuar fenë dhe praktikuar Sunnetin, aq larg do të jetë nga lajthitja dhe devijimi. Përballë devijimit qëndron udhëzimi. E kushdo që mëson dhe punon sipas saj, ai është i udhëzuar.

E keni dëgjuar edhe hadithin e Profetit ﷺ kur ai cilëson halifët me këto dy cilësi mbi të cilat ndërtohet dhe ngrihet feja e njeriut.

عَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الْمَهْدِيِّينَ الرَّاشِدِينَ تَمَسَّكُوا بِهَا وَعَضُّوا عَلَيْهَا بِالنَّوَاجِذِ وَإِيَّاكُمْ وَمُحْدَثَاتِ الْأُمُورِ فَإِنَّ كُلَّ مُحْدَثَةٍ بِدْعَةٌ وَكُلَّ بِدْعَةٍ ضَلَالَةٌ وَ كُلَّ ضَلاَلَةٍ فيِ الناَّرِ

“Pasoni Sunnetin tim dhe Sunnetin e halifëve të udhëzuar e të drejtë, kapuni fortë për to dhe shtrëngohuni me dhëmballët tuaj. Qëndroni larg gjërave të shpikura në fe, sepse çdo gjë e shpikur është bidat dhe çdo bidat është devijim dhe çdo devijim të fut në zjarr.”

Profeti alejhis-salatu uesselam i cilësoi ata si të udhëzuar dhe të drejtë. Të udhëzuar i cilësoi për shkak të dijes që ata kishin, ndërsa i cilësoi të drejtë për shkak të punëve që ata i bënin, ngase ata ishin të kapur për Profetin alejhis-salatu uesselam. Për këtë shkak, e theksova më herët se dy shtyllat e udhëzimit pa të cilat nuk ka udhëzim janë: Dituria dhe Puna. Me këto dyja, besimtari është i udhëzuar dhe i drejtë, e më këto dyja, besimtar është në rrugën e drejtë. Allahu e di më së miri.

Në fund të këtij fjalimi, e lus Allahun e Madhëruar që mua dhe juve të na udhëzojë në rrugën e drejtë, të na ruaj nga rrugët e shtrembra e të humbura, e të na shpijë në punë të mbara.

E lus Allahun e Lartësuar, që të na ruaj fenë e cila na i rregullon çështjet tona, të na ruaj dynjanë në të cilën jetojmë e të na përmirësojë ahiretin, vend në të cilin do të kthehemi. E lusim Atë që të na jep jetë të gjatë në punë të mira, e ta bëj vdekjen tonë që ne të pushojmë nga të gjitha të këqijat.

E Lus Allahun për vetën time dhe për ju, që të na udhëzojë e të na bëjë të qëndrueshëm në fe!

Shpërndaje: