Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 449-450
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I këshilloj vëllezërit e mi të dashur për hir të Allahut, që të pasojnë Selefët në aspektin e besimit dhe karakteret fisnike. Ata duhet të jenë të sinqertë dhe të qëndrojnë larg nga gënjeshtra, tradhtitë dhe mashtrimet. Ata duhet të kenë karaktere fisnike. Ata duhet të mbajnë vëllazërinë për hir të Allahut (tabarak ue te ala) dhe të bëjnë gjithçka për të forcuar vëllazërinë për hir të Allahut dhe të kenë dashuri në zemrat e tyre për besimtarët e vërtetë.
I këshilloj ata që të kujdesen për këto çështje. I këshilloj ata që të qëndrojnë larg nga urrejtja, ligësia dhe çdo gjë e keqe që kontribuon në këto cilësi. Kanë kaluar shekuj ndërsa Ehl-us-Sunneti dhe Xhemati janë njerëzit më të mirë në aspektin e besimit, metodologjisë dhe karaktereve. Vëllazëria për hir të Allahut ishte aq e fortë sa s’mund të përshkruhet
Të devijuarit filluan të kurdisnin mashtrime kundër kësaj metodologjie dhe përkrahësve të saj. Shumë prej tyre pretenduan Selefizmin dhe u përzien me Selefitë për t’i përçarë ata me parimin satanik “godite Islamin me shpatën e Islamit.” Tani e godasin Selefizmin me shpatën e Selefizmit. Grupet që janë kundër metodologjisë së Selefëve i fusin këto faktorë këtu dhe aty në mesin e Selefive. Nuk ka një individ ose një grup që vepron fortë për Selefizmin vetëm se ata e pengojnë atë në mënyrat e përmendura.
Po e përmend këtë për shkak se në kohën time të gjithë Selefitë në mesin e mësuesve të mi dhe vëllezërve ishin të bashkuar. Ne nuk kishim kundërshtime në besim ose metodologji. Kjo i zemëroi armiqtë e Islamit dhe partitë politike. Kjo provokoi urrejtjen e tyre dhe frikën e partive dhe iluzioneve të tyre. Si rezultat, ata filluan të përhapin shkaqet e përçarjes me çdo mjet të mundshëm.
O të rinj që e pasoni metodologjinë e Selefëve! Kini kujdes! Jini të sigurt se kjo metodologji është e pastër dhe se kjo është metodologjia e Allahut, është e bazuar në Kur’an dhe Sunnet dhe se ata që i përmbahen asaj janë Grupi i ndihmuar, Et-Ta’ifah el-Mansurah, të cilin i dërguari i Allahut ﷺ e lavdëroi dhe dëshmoi se ata e pasojnë të vërtetën.