Shejkh Ubejd bin Abdilah el-Xhabirij
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=149858
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Pak ditë më parë u vranë vizatuesit e karikaturave satire që kishin karikatuar të Dërguarin e Allahut salAllahu alejhi ue selem, gazetarët dhe punonjësit e gazetës Charlie Hebdo në Paris dhe dy policë dhe një police. Vepruesit e krimit ende nuk janë arrestuar. Megjithatë, ata shfaqen në disa video në të cilën ata thonë Tekbir dhe thonë se ata kanë marrur hakun e të Dërguarit fisnik salAllahu alejhi ue selem. Përsëri, Islami është në fokus dhe të gjithë myslimanët në përgjithësi dhe myslimanët në Francë në veçanti. Disa xhami janë sulmuar. Si duhet një Selefi të qëndrojë ndaj këtij terrorizmi? Çfarë i këshilloni myslimanët në Francë dhe sidomos thirrësat Selefi.”
Përgjigje: ”Së pari, nuk egziston një Sunni – pavarësisht nëse ai është dijetarë, studentë konpetentë, fillestar ose njeri i thjeshtë i cili ulet me dijetarët dhe nxënësit e tyre – zemra e të cilit nuk është ndotur nga bidatet, vetëmse ai i dënon mizoritë kundër asaj gazete të caktuar apo kundër ndonjë një tjetër.
E dyta, jehudët e mençur, të krishterët dhe të tjerët të cilët jetojnë në mesin e myslimanëve në ato vende. Madje edhe ata që janë në pushtet në Evropë, SHBA dhe në vende të tjera ndjehen të sigurt me Ehl-us-Sunnetin dhe Xhematin; ata ndjehen të sigurt me Selefitë.
Së treti, këto sulme nuk lejohet të acoiohen me një Sunnit. Ato janë të kryera nga demagog dhe Hauarixhë kaotik. Ata mund të jenë Rafidah. Ata mund të jenë kufarë në maskën islame prej Rafidave, Hauarixhëve nga Ikhaunu Musliminët e çmendur apo të tjerët. Ikhuanu Musliminët – të cilat janë një prej sekteve të reja të devijuar dhe devijues të cilët janë angazhuar me thirje – e konsiderojnë të lejueshme për të marrë ndihmë nga kufarët për të promovuar qëllimet politike. Kjo nuk është aspak e sforcuar se ky sulm do të jetë në dëm të thirrjes së Ehl-us-Sunnetit në veçanti dhe dëm për francezët, evropianët dhe myslimanët amerikanë në përgjithësi, në mënyrë që mu Ehl-us-Sunneti të hy në telashe.
Së fundi, unë këshilloj Selefitë në Francë në veçanti, dhe Selefitë në Amerikë, Evropë, Afrikë dhe në vendet e tjera të kufrit në përgjithësi dhe predikuesit, mësuesit, lektorët dhe gazetarët myslimanë për t’u bashkuar dhe të heqin dorë nga kjo dhe sulme të ngjashme demagogjike. Ehl-us-Sunneti i ruan paktet dhe marrëveshjet. Ehl-us-Sunneti e ruan fqinjësinë dhe nuk e abuzon nderin e askujt, pasurinë, apo jetën. Ehl-us-Sunneti që jetojnë në Evropë, Amerikë dhe vende të tjera të kufrit e adhurojnë Allahun me ruajtjen e paktit dhe marrëveshjes me vendet ku jetojnë. Ata nuk i mashtrojnë ata kurrë. Njerës të mençur në mesin e judëve, të krishterëve dhe të tjerët siç thashë i respektojnë Selefitë, ndjehen të sigurt me Ehl-us-Sunnetin dhe e din se ata nuk qëndrojnë prapa këtyre krimeve.
Sa i përket sulmeve kundër xhamive, kjo nuk më tronditë mua. Unë jam i sigurt se kjo ka të bëjë me acarimin nga Ikhuanu Musliminët politik ose prej kufarëve të çmendur dhe të trashë.