Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Asbab Istikamat-ish-Shebab ue Baua’ith Inhirafihim, fq. 7
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është e detyrueshme për t’u kujdesur për të rinjtë e umetit për shkak se umeti ka nevojë për ta për të ndërtuar të ardhmen e umetit. Ndërsa umeti nuk mund të ndërtohet nëse metodologjia e tyre dallon nga ajo e umetit. Prandaj armiqtë e muslimanëve janë kujdesur për të instaluar një metodologji në të rinjtë e muslimanëve e cila dallon nga ajo e muslimanëve për të rrënuar ndërtimin e tyre. Prandaj, muslimanët janë të obliguar që të jenë viligjent ndaj komploteve të armiqve të tyre dhe që të mbrojnë rininë e tyre nga metodologjitë shkatërruese. Ata janë gjithashtu të detyruar që të mbjellin besimin e vërtetë në zemrat e tyre në mënyrë që ata mund të mbrojnë veten e tyre plotësisht kundër besimeve të prishura dhe të menduarit të devijuar që vishet në rroba islame dhe tregon ndjeshmëri për Islamin ndërsa njëkohësisht ata dëshiron që të likuidojë Islamin.
Umeti Islam nuk ka metodologji tjetër përveç metodologjisë që gjendet në Kur’an dhe Sunnet sipas kuptimit të Selefëve:
وَاعْتَصِمُواْ بِحَبْلِ اللّهِ جَمِيعًا وَلاَ تَفَرَّقُواْ
”Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin e Allahut, e mos u përçani!” 1
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ أَطِيعُواْ اللّهَ وَأَطِيعُواْ الرَّسُولَ وَأُوْلِي الأَمْرِ مِنكُمْ فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللّهِ وَالرَّسُولِ إِن كُنتُمْ تُؤْمِنُونَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً
”O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit dhe atyre prej jush të cilët janë në drejtimin dhe udhëheqjen tuaj. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e mirë dhe më e përshtatshme për përcaktimin e fundit.”2
Kjo është metodologjia që bashkon umetin. Sa i përket metodologjive sektare dhe asocijimeve ideologjike, kështu që është tipar i tyre që të përçajnë e jo të bashkojnë, të rrënojnë e jo të ndërtojnë.
Kjo tezë që kemi para nesh është shkruar nga vëllai ynë Shejkh Zejd bin Muhammed bin Hadi el-Medkhali. Ajo paralajmëron ndaj këtyre metodologjive, shpjegon pasojat e tyre negative dhe bën thirrje për ti’u përmbajtur metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Allahu e shpërbleftë atë me të mira dhe të lejojë që dashamirësia dhe këshilla e tij të sjell dobi.
Selamet dhe salavatet e Aallahut qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
1 3:103
2 4:59