Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/liqo-07-08-1435-01.mp3
Data e fetvas: 7/9-1435 ose 6/7- 2014
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Që prej tre vitesh, një Selefi në Francë u prinë njerëzve në namazin e teravive në xhami, e cila mbikëqyret nga bidatçitë. Për shkak të kësaj ka pasur një konflikt. A duhet ai të vazhdojë të falet në të apo jo?
Përgjigje: O vëllezër, kjo është fitne. Në xhami duhet falur namazin e teravive dhe namazet farze, e kjo është një punë e mirë. Ata që kanë hapur xhamin janë bidatçi!” Ku e di ti se ata janë bidatçi? Për çfarë bidate po bëhet fjalë? Të disa njerëz çdo gjë është bidat, çdo gjë që ata nuk e dinë është bidat. Është në rregull nëse falen në xhami. Imami duhet të falet në të dhe tu prijë në namaz të teravive në të.