Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: el-Lubab, fq. 288
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
I dërguari ﷺ ka thënë:
“Unë jam dërguar vetëm për të përsosur karakteret e bukura.”
Prej karaktereve të bukura i përket të adhurohet vetëm Allahu, përmbushja e të drejtave të Tij dhe të falënderosh Atë:
“Ai që nuk i falënderon njerëzit nuk e falënderon Allahun.”
Karaktere madhështore si sinqeriteti, devotshmëria, mirësia, takuaja ndaj Allahut, durimi, të qenin tolerant në sjellje dhe në tregti dhe të gjitha aspektet e tjera, lënë pas gjurmë madhështore në jetën e muslimanëve. Le të mos jemi neglizhent ndaj tyre. Le t’i praktikojmë ato sikurse praktikojmë aspektet e tjera të fesë. Shumë njerëz i neglizhojnë karakteret.
Me anë të kësaj unë i këshilloj Selefitë të trajtojnë njëri-tjetrin me karaktere madhështore, si dashuria, vizitat, bashkëpunimi në devotshmëri dhe frikë ndaj Allahut, tolerimi në shitblerje dhe kur është fjala për të dhënë dhe për të marr dhe të ngjashme. Këto çështje madhështore japin fryte të bukura në mesin e vëllezërve tanë dhe te njerëzit e tjerë. Si rezultat, njerëzit do t’i respektojnë ata dhe thirrjen e tyre, nëse ata janë të sinqertë, të butë, të sjellshëm dhe të urtë kur ata thërrasin në fenë e Allahut (tebareke ue te ala). Kjo shpie në atë se Allahu do të sjellë dobi me ta dhe se daveti i tyre do të përhapet:
“Që Allahu të udhëzojë një njeri nëpërmjet teje është më mirë për ty sesa devetë e kuqe.”