“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Selefiu nuk merr pjesë në votime

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Iskatul-Kalbil-Aui Jusuf bin Abdilah el-Kardaui, fq, 117

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë apeloj që të ktheheni tek dijetarët e Ehlus-Sunnetit sikurse Shejkh Ibn Bazi dhe Shejkh el-Albani; a përmenden zgjedhjet në kohën e profetit (salAllahu alejhi ue selem), në kohën e kalifëve të drejtë, në kohën e Benu Umejjes ose në kohën e Benul-Abasëve? Zgjedhjet nuk janë përmendur as nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe as nga të tjerët pas tij (prej gjeneratave të arta). Bazuar në këtë zgjedhjet kanë ardhur tek ne nga armiqtë e Islamit dhe ato nuk lejohen!

Dikush thotë se, Selefitë në Kuvajt votojnë…

O ju të gjorë! Ju jeni larg nga Selefizmi. Pasuesi i Sunnetit nuk del në zgjedhje. Sepse ato kanë ardhur tek ne nga armiqtë e Islamit. Ato janë taghut:

لَّيْسَ بِأَمَانِيِّكُمْ وَلا أَمَانِيِّ أَهْلِ الْكِتَابِ مَن يَعْمَلْ سُوءًا يُجْزَ بِهِ وَلاَ يَجِدْ لَهُ مِن دُونِ اللّهِ وَلِيًّا وَلاَ نَصِيرًا

“(Shpëtimi në jetën tjetër) nuk do të jetë as sipas dëshirës suaj (o myslimanë), as sipas dëshirës së ithtarëve të Librit. Por kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për të dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as mbështetës tjetër në vend të Allahut.” 4:123

Shpërndaje: