Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefiu nuk vepron kështu

Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Këta njerëz refuzohen duke shikuar se a janë të kapur për metodologjinë Selefite. Ata refuzojnë këto propaganda; ata e quajnë veten ”Selefije Xhihadike” ose ”Selefije e thirrjes dhe luftës”. Ata që refuzojnë këta njerëz janë dijetarët e vërtetë të Selefizmit. Imam Albani i ka refuzuar ata. Imam Ibn Bazi i ka refuzuar ata. Imam Ibn Uthejmini i ka refuzuar ata. Kjo është përmendur në lidhje me konfliktet në Algjeri dhe më pas në Afganistan. Së pari ekzistonte edhe thirrja e Ikuanu-Musliminëve edhe thirrja Selefijeh. Pas kësaj ata filluan ta quajnë veten ”Selefitë”. A e dini pse? Për shkak se ata e dinë se fjala ”Selefi” është e çmuar dhe e pranuar nga Pasuesit e Ehl-us-Sunnetit dhe të Sunnetit. Po ta kishin quajtur veten Ikhuanu-Muslimin askush nuk do ti kishte shkuar atyre. Prandaj ata filluan të quhen thirrje ”Selefije e thirrjes dhe luftës” dhe ”Selefije Xhihadike”. E gjithë kjo për të fshehur devijimin. A nuk ka Xhihad fare në Selefizëm në mënyrë që ata duhet të jenë të detyruar për të dalë në Xhihad? Kjo është një nga gënjeshtrat më të mëdha. Dëshmi për këtë është ky shtet. Në çka bazohet ai? A jo në thirrjen e Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehabit? Kush ishin ata që luftuan për të? A nuk ishin Ehl-us-Sunneti?

Kështu vepruan tre dinastitë e vendit. Daveti u përhap në dinastinë e parë, pas të cilës Arabia Saudite ra për shkak se Allahu Xhela ue Ala dëshiroi këtë. Pastaj ajo u kthye prapë, sepse kishte themelin e saktë, pas së cilës ajo ra përsëri. Pastaj, ajo u kthye edhe një herë në themelin e saj të saktë. Ajo thirri njerëzit në fenë e saktë dhe në refuzimin e idhujtarisë, miteve dhe injorancës. Prandaj Allahun Tabarak ue Te ala ua dhuroi atyre pushtetin. Udhëheqësit dhe dijetarët ishin së bashku.

Ndërsa lidhur me këta njerëz, ata as nuk janë me dijetarët apo me udhëheqësit. Ata nuk janë me dijetarët. Ata nuk janë me udhëheqësit. Ata i bëjnë tekfir dijetarët dhe pushtetarët dhe i fyejnë dijetarët. A është ky Selefizëm? Çfarë Selefizmi është ky?

Selefizmi nuk përbëhet nga grupet dhe sektet. Selefizmi është një grup i vetëm, sepse profeti salAllahu alejhi ue selem i quajti kështu:

”Dhe umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe; të gjithë do të jenë në zjarr përveç njërit. ”Ata thanë: ”O i dërguari i Allahut! Cili është ky grup?” Ai tha: ”Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi pasojmë.”

Në një tjetër formulim, thuhet:

”Xhemati”.

Ata janë një grup dhe jo disa. Ai që devijon prej tyre nuk është prej tyre. Nëse i shqyrton këta që e quajnë veten ”Selefi të thirrjes dhe luftës” dhe ”Selefi të xhihadit” ju do ta shihni se si ata janë në fakt dega e Ikhuanu-Musliminëve të quajtur Kutbijun. Ata nuk kanë asgjë fare të bëjnë me Selefizmin. Argument për këtë është se në qoftë se hulumton në të kaluarën e tyre, ju do të shihni se si Imam Albani, Imam Ibn Bazi dhe Imam Ibn Uthejmini i këshilluan ata dhe i qortuan për rebelimin dhe shkatërrimin e tyre që ata mbjellin kur luftojnë pushtetarët, derdhin gjakun, rrëmbejnë gratë dhe vrasin njerëz të pafajshëm. A e bën një Selefi këtë? A e bën një musliman i mençur këtë? Kurrë. Pra, fjalët e tyre janë të rreme.

Shpërndaje: