Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefizmi është parimi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Çfarë është Selefizmi? A është ky një sekt? Çfarë është gjykimi për t’iu atribuar atij?”
 
Përgjigje: “Selefizmi është parimi. Ajo është metodologjia e Selefëve në mesin e Muhaxhirunëve dhe Ensarëve dhe atyre që i pasojnë ata në mënyrë të saktë. Ky është parimi. Çdokush që kundërshton dhe e braktis atë, është i devijuar.
 
Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
 
و ستفترق هذه الأمة على ثلاث و سبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة ـ قالوا : من هي؟ قال : من كان على مثل ما أنا عليه اليوم و أصحابي
 
“Ky umet do të ndahet në shtatëdhjetë e tre grupe. Të gjitha do të hyjnë në Zjarr përveç njërit.” Sahabët thanë: “Kush janë ata?” Ai tha: “Ai që pason atë që unë dhe shokët e mi pasojmë sot.”
 
Kjo është Selefizmi: “Ajo në të cilën ka qenë i Dërguari salallahu alejhi ue selem, sahabët e tij dhe ajo që pasuan imamët pas tyre. Kjo është Selefizmi. Pra, ai është parimi dhe nuk është ashtu siç thonë se është një prej sekteve. Jo, ai është parimi nga i cili sektet kanë devijuar.”

Shpërndaje: