Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1001)
Data e fetvasë: 10/7-1410 ose 5/2-1990
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Çështja nuk ka nevojë të sqarohet më shumë se sa e sqarove ti. Ashtu sikurse ti the Selefizmi nuk është sekt. Unë vetë i kritikojë disa Selefijun që janë bërë sekt. Sepse nuk ka sektarizëm në Islam. Kjo është një thirrje që ua hap dyert të gjitha grupeve islamike e të cilat ja mbyllin dyert asaj. Kjo është një fushë e gjerë që mbledh të gjitha sektet që janë përçarë dhe e bëjnë këtë në përputhje me Kur’anin, Sunnetit dhe metodologjinë Selefite.
Kur kam jetuar në Damask, unë shoqërohesha me el-Ikhuan el-Musliminët sikur të isha një prej tyre, e që unë nuk isha nga ta. Isha me ata në udhëtimet e tyre të gjata dhe të shkurtra për të thirrur në Islam. Ti ndoshta ke dëgjuar për dobitë e këtyre vizitave dhe udhëtimeve. Një shembull është Isam Attar i cili ishte udhëheqës i el-Ikhuan el-Musliminëve. Ai jeton në Gjermani tani. Ai është një nga vëllezërit tan Selefi-Ikhuani nëse është e saktë të thuhet kështu. Kështu ai është një Ikhuani që ecte në rrugën e Ikhuanëve, por që e pranoi Selefizmim nga prania ime dhe mësimet e mia në Damask. Një shembull tjetër është Zuhejr esh-Shavijsh dhe shumë personalitete të tjera të mëdha nga el-Ikhuan el-Musliminëve. Megjithatë, unë vetë nuk e kam metodologjinë e el-Ikhuan el-Musliminëve, sepse ajo nuk është metodologjia e Selefëve dhe se ajo është e bazuar në rekrutimin dhe jo në mësimdhënie.
Unë mund të shoh se si disa njerëz tërhiqen drejt asaj thirrje, pra, rekrutimit dhe regjistrimit para mësimit. Unë them shpesh se rekrutimi duhet të jetë i bazuar në mësimin dhe kumtimin e thirrjes islame aq larg sa mund të arrin. Rregulli bazë pra nuk është për të rekrutuar njerëz, që ne e dëgjojmë nga shumë thirrësa nga el-Ikhuan el-Musliminë duke thënë. Rregulli bazë pra nuk është për të rekrutuar njerëz përgjatë shahadetin pa e kuptuar kuptimin e tij të saktë. Ti me siguri e di se shahadeti do të thotë për të veçuar Allahun (azze ue xhel) në të qenurit zot, në adhurim, si dhe në lidhje me emrat dhe cilësitë e Tij.
Sa më shpejt që ata të mësojnë se ka muslimanë të cilët dëshmojnë shehadetin, kështu që ata duan t’i rekrutojnë ata edhe pse ata janë me miliona. Në këtë rast, thirrja jonë do të shndërrohet në një thirrje politike dhe jo një thirrje një dije dhe Islame. Prandaj, unë jam plotësisht i bindur se thirrja fillon me mësim dhe jo me rekrutimin e pa dije dhe udhëzim.