Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf-us-Sitar, fq. 108-111
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 44: Nëse një grup Selefinjësh mbledhen dhe emërojnë një udhëheqës, të cilit i besatohen se do ta dëgjojnë dhe do t’i binden. A i përkasin ata Selefive?
Përgjigje: Nuk e dija që kjo pyetje do të shtrohej, por para akshamit mu dha një letër. Pyetësi mund të lexojë fetvan nga el-Lexhna ed-Daimeh. Pyetja iu shtrua Shejkh Ibn Bazit dhe përgjigjja është si më poshtë:
“Nuk lejohet të lidhësh besatim me askënd tjetër përveç pushtetarit musliman. Nuk lejohet të lidhësh besatim me një udhëheqës të një drejtimi ose me dikë tjetër. Sepse kjo nuk është transmetuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem). Muslimanët janë të detyruar të adhurojnë Allahun ashtu siq u është ligjësuar, pa u lidhur pas një individi të caktuar. Një veprim i tillë është gjithashtu është veprim i peshkopëve dhe papëve tek të krishterët. Vërtet ky veprim nuk njihet në Islam.”
Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Baz
Abdullah bin Abdul-Rrahman el-Ghudejjan
Abdur-Razak Afifi
Bekr Ebu Zejd
Abdul-Aziz bin Abdil-lah bin Muhammed Alush-Shejkh
Salih el-Feuzan
Shumë njerëz dhe grupe pohojnë se e respektojnë Ibn Bazin dhe dijetarët e tjerë. Por kur vjen një fetva prej tyre ata e refuzojnë atë. Mos u bë i tillë. Kështu reagojnë vetëm njerëzit që nuk e kërkojnë të vërtetën. Shpresoj që të ndiqni shtegun e besimtarëve kur të dëgjoni fetvan e sapo përmendur dhe të veproni sipas saj. Qëllimi i fetvasë është që të shpëtojë muslimanët nga sektet, rrënimet dhe përçarjet dhe ti bashkojë që të gjithë nën një flamur.
Shmanguni këtyre besatimeve. Ato janë bidate. Gjithashtu shmangni bidatet e tjera që bien ndesh me metodologjinë Selefite. Përmbajuni Kuranit, Sunnetit dhe metodës së Selefëve kështu që iu shmangeni të gjitha këtyre konflikteve. Nëse doni të luftoni jehudët dhe nasarat nuk duhet të filloni të përfshini muslimanët në problemet tuaja dhe më pas t’i fajësoni se ata u kanë ndaluar ti luftoni të krishterët dhe jehudët. Ju filloni problemet. Ju po përhapni problemet. Ju jeni duke udhëtuar tek përçarjet dhe ndarjet, e më pas i fajësoni njerëz të pafajshëm.
Këtë këshillë e mbështet nga thirrja Selefite. Ne po ju vëzhgojmë tani. A është e vërtetë që ju e respektoni Ibn Bazin dhe komisionin Kibar-ul-Ulema? Apo është kjo vetëm një lojë prapa skenave? Megjithatë, ne po ju presim.