Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Selefizmi s’ka asgjë të bëjë me Talebanët

Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali 

Burimi: El-Lubab, fq. 237

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A janë Talibanët prej “Ehlus-Sunnetit dhe Xhematit”? A ekziston Selefizmi në Afganistan? Çfarë i këshilloni ata që duan të emigrojnë në Afganistan?”

Përgjigje: “Në çështje të akides, Talibanët kanë orientime të ndryshime Sufiste, ndërsa në çështje të fikhut janë Hanefi fanatik. Megjithatë, ata janë më të mirë se sa Vëllezërit Myslimanë! Ndërsa Selefizmi nuk kanë asgjë të bëjë me ta.

Selefizmi ishte i fortë në Afganistan. Ekzistonte një emirat Selefij i cili sundonte me Kuran dhe Sunnet. Ka pasur shkolla që ishin të ndërtuara në metodologjinë e Selefëve. E mira urdhërohej dhe e keqja ndalohej. Pastaj Ikhuanët sulmuan Emiratin ushtrinë e tij dhe e shkatërruan atë. Ata i vranë dhe i dëbuan banorët e saj. Allahu iu hakmor atyre duke ia shkatërruar planet që ata i thurën dhe prijësi i tyre u detyrua që të ikë në Iranin e Rafidave. Irani i dha atij mbrojtje pasi që ka vëllazëri dhe dashuri mes Vëllezërve Mysliman dhe Rafidave. Allahu e poshtëroi atë në këtë mënyrë.

Si do që të jetë, gjithmonë do të ketë një grup nga ky umet deri në Ditën e Gjykimit që pasojnë Sunneti. Selefitë kanë shkollat në Pakistan ndryshe nga Afganistani.

Shpërndaje: