Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: El-Xhinejeh alal-Islam fi Kitab Es’ilat-ith-Thaurah, fq. 7-8
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Sot, kufarët kanë komplotuar kundër arabëve dhe muslimanëve për të shkatërruar tokat e tyre, për t’i përçarë ata dhe për t’ua bllokuar atyre burimet (resurset) e tyre me të ashtuquajturën “pranvera arabe”, e cila në fakt duhet të quhet shkatërrimi perëndimor. Ata kanë nxitur revolta në vendet arabe dhe në vendet muslimane, kanë rekrutuar bijtë e muslimanëve të cilët hodhën bazat për këto revolta nëpërmjet parullave dhe justifikimeve për organizimin e tyre. Para nesh është një libër i quajtur “Es’ilet-uth-Theurah” (i Selman el-Audes) i cili në të vërtetë bën thirrje për revoltë, mosbindje dhe përçarje midis muslimanëve. Libri përmban dyshime nga armiqtë e Islamit duke injoruar argumentet nga Kurani dhe sunneti që tregojnë obligimin për dëgjimin, bindjen dhe domosdoshmërinë e unitetit mes muslimanëve dhe njëkohësisht në këtë libër bëhet përpjekje që këto argumente të keqinterpretohen dhe të deformohen. Sidoqoftë, Allahu nxjerr njerëz që punojnë për të mbrojtur muslimanët nga rreziku i tyre duke i refuzuar dyshimet e tyre si dhe duke i hedhur poshtë shtrembërimet e tyre siç ka thënë imam Ahmedi (rahimehullah):
“Falënderimi i takon Allahut që në çdo kohë nxjerr dijetarë të cilët hedhin poshtë keqinterpretimet e injorantëve dhe shtrembërimet e njerëzve të së kotës.”
Nga ata që e kanë refuzuar këtë libër është shejkh Fehd bin Sulejman el-Fuhejd me librin e tij “El-Xhinajeh alal-Islam fi Kitab Es’ilat-ith-Theurah”. Allahu e shpërbleftë me të mira autorin për refuzimin që ka bërë dhe e begatoftë atë në dijen e tij dhe në punën e tij. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dërguarin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.
Shkroi: Salih bin Feuzan el-Feuzan
18/2/1434