Alameh Salih bin Sa’d es-Suhejmi
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142464
Video: https://www.youtube.com/watch?v=0k_222WIFL0
www.perlatmuslimane.com
Këto sprova e goditje vdekjeprurëse dhe vrasje që po përjetojnë vendet myslimane janë si rezultat i largimit të tyre nga Allahu, e si rezultat i asaj që ata nuk e dinë shenjtërinë/vlerën e gjakut të njerëzve. Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë:
لا يزالُ المُسلِمُ في فُسحة من دينِهِ ما لمْ يُصبْ دمًا حرامًا
”Besimtari është duke punuar drejtë dhe vepra të mira përderisa nuk derdh gjak që është haram (përderisa nuk vret dikë pa të drejtë-atëherë ka bërë mëkat).”
Allahu ‘Azze ue Xhel ka thënë:
مِنْ أَجْلِ ذَلِكَ كَتَبْنَا عَلَى بَنِي إِسْرَائِيلَ أَنَّهُ مَن قَتَلَ نَفْسًا بِغَيْرِ نَفْسٍ أَوْ فَسَادٍ فِي الأَرْضِ فَكَأَنَّمَا قَتَلَ النَّاسَ جَمِيعًا
”Prandaj Ne i urdhëruam bijtë e Izraelit se kush vret ndokënd, që s’ka vrarë njeri ose që nuk ka bërë çrregullime në Tokë, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit.”
Shenjtëria e gjakut të njeriut është më e madhe sesa shenjtëria e vetë Qabesë –pavarësisht vlerës së saj që ka. Jemi të detyruar (që t’i përmbahemi hadithit të haxhit lamtumirës, në të cilin ndër tjerash thuhet):
إنّ دماءكم وأموالكم وأعراضكم عليكُم حرام كحُرمَة بلدكم هذا في يومكم هذا في شهركم هذا
”Me të vërtetë gjaku juaj, pasuria dhe nderi i njëri-tjetrit janë haram/të ndaluara(të shenjta), siç është e shenjtë kjo ditë në këtë qytet në këtë muaj”
Po e përsëris se, ”acari arab” (dhe jo pranvera arabe (v.p.)) i cili po mbizotëron në disa vende islame, i ka sjellë vetëm fatkeqësi. Ata që thërrasin në këto revolta, ata realisht thërrasin në fitne e probleme. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إنّ السّعيد لمَنْ جُنِّبَ الفِتَن 3 مرات
”Fatlum është ai që i shpëton-ikën sprovave.” (tre herë).
Me këtë shfrytëzojë rastin që t’iu paralajmëroj kundër një libri në të cilin ka shumë gjëra të këqija në dëm të të gjithë qytetarëve. Autori e shkroi këtë libër në mbështetje për revoltat. Ky libër quhet ”Es-iletuth-Theurah” (Pyetje rreth protestave) i shkruar nga Selman el-‘Audeh. Në këtë libër, i mashtruar (Selman el-‘Audeh) nxitë për në revolta. Ky libër po përhapet në disa faqe të caktuara të internetit dhe ndoshta mund të gjendet në disa panaire të librave. Në këtë libër ai ka shkruar gjëra që i përshtaten Tagutit, mes tyre është: ”Nëse njerëzit zgjedhin diç tjetër por islamit dhe pos gjykimit islam, atëherë është e detyrueshme për të zbatuar zgjedhjen e popullit.” Këto janë fjalë mosbesimi (kufri) përveç në qoftë se ai nuk e di se çfarë është në realitet gjykimi dhe nuk e di kuptimin e vërtetë të tij (të gjykimit). Që gjykimi të mbështetet në zgjedhjen e popullit (dhe jo në atë islam), kjo është Tagut. Është gabim trashanik që të thuhet se duhet të aplikojmë gjykimin e popullit kundrejt atij islam. Gjykimi i tillë është Tagut!
Fjalët: ”Nëse njerëzit zgjedhin diç tjetër pos islamit dhe pos gjykimit islam, atëherë është e detyrueshme për të zbatuar zgjedhjen e popullit”, janë jashtëzakonisht të rrezikshme. Në realitet, myslimani nuk e thotë këtë.
Vëllai ynë fisnik, Shejkhu Dr. Fehd bin Sulejman el-Fuhejd e ka refuzuar autorin e këtij libri (Selman el-‘Auden) me refuzimin e quajtur ”Err-Rrad ‘ala Es-iletith-Theurah” (Refuzimi Kundër Librit ”Pyetje rreth Protestave”). Në këtë libër autori ka refuzuar këto parime të prishura të cilat Selman el-‘Audeh i gjorë i ka shpikur. Ai i ka hedhur ato poshtë duke e qartësuar rrezikun e tyre për myslimanët.
Është e çuditshme se si një person pretendon se është prej thirrësve në Islam dhe më pas vendos dhe pranon mesele të rrezikshme Tagutije! Unë e përmenda këtë libër në mënyrë që të mos mashtroheni ngase atë mund ta gjeni në ndonjë faqe interneti.
Prandaj mos u mashtrohuni nga libri ”Es-iletuth-Theurah” (Pyetje rreth protestave). Ky është libër Tagutij. Libër i cili thërret në qeverisje nga ana e popullit në vend të qeverisjes me Sheriatin Islam.
__________________________________________
1) 5:32
2) http://www.islamtoday.net/salman/book-22-18-5.htm