“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Sëmundja dhe udhëtimi që lejojnë mosagjërimin

Imam Muhammed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (1/271-272)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Allahu -azze ue xhel- ka thënë:

“E kush është i sëmurë ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë le të agjërojë më vonë aq ditë sa ka lënë pa i agjëruar.” El-Bekare, 2:184

Thuhet se i sëmuri ka dy raste:

1 – Nëse nuk mundet të agjërojë, ai obligohet të mos agjërojë.

2 – Nëse është në gjendje të agjërojë me mundim dhe vështirësi, i lejohet të mos agjërojë.

Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.

Përveç kësaj dijetarët kanë mospajtim për udhëtimin që lejon mosagjërimin. Disa thonë se udhëtimi duhet të jetë aq i gjatë sa udhëtimi që lejon shkurtimin e namazit. Mospajtimi rreth distancës së tij është i njohur. Këtë mendim e kanë shumica e dijetarëve. Të tjerë e thonë një lloj vlerësimi të udhëtimit, për të cilën nuk ka argumente. Mendimi i saktë është se çdo udhëtim i quajtur “udhëtim” lejon mosagjërimin. E njëjta vlen edhe për të sëmurin, përderisa ai është i sëmurë ai nuk duhet të agjërojë.

Ata pajtohen se udhëtimet për qëllime ibadeti lejojnë mos agjërimin. Kurse kanë mospajtime në lidhje me udhëtimet që bëhen për qejf. E sakta është se edhe ato lejojnë mosagjërimin. Ata gjithashtu nuk pajtohen në lidhje me udhëtimet për qëllime mëkati.

Shpërndaje: