Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Serialet Islame gjatë Ramazanit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%2013430

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi mbi shikimin e serialeve gjatë Ramazanit?

Përgjigje: Nuk ka seriale Islame. Këto seriale janë të pakuptimta, lojëra, komedi dhe humbje kohe. Muslimani nuk e humbë kohën e tij në seriale dhe drama, dhe sidomos gjatë Ramazanit. Kjo është e pakuptimtë dhe lojë. Ndoshta ato përbëhen nga gënjeshtra. Ndoshta ata luajnë rolin e dijetarëve dhe njerëzve të mirë apo të sahabëve në mënyra të këqija dhe qesharake. Kjo nuk është e lejuar. Muslimanët nuk e dinin se çka janë dramat derisa ato na erdhën prej kufarëve. Pra ky veprim përbëhet nga një pasim i verbër i kufarëve.

Shpërndaje: