Imam Shemsud-Din edh-Dhehebij (v.748)
Burimi: Sijar A´lamin-Nubela (2/265-269)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ajo është nëna e besimtarëve- Seudeh bint Zem´ah bin Kajs el-Kureshijjeh el-Amirijjeh.
Ajo është gruaja e parë me të cilën profeti صلى الله عليه وسلم u martua pas vdekjes së Hadixhes1. Ajo ishte gruaja e vetme e profetit për tre vjet- nëse jo më shumë- para se ai të martohej me Aishen 2.
Seudeh ishte një zonjë fisnike, e shquar dhe grua e bukur e cila më herët ishte e martuar me Es-Sekr bin Amr, vëllanë e Suhejl bin Amr el-Amir. Ajo është gruaja që i’a dha ditën e saj Aishes, duke pasur parasysh dashurinë e të dërguarit të Allahut صلى الله عليه وسلم për Aishen3; në këtë kohë ajo ishte e vjetër.
Seudeh bin Zem´ah ka transmetuar disa hadithe të cilat i gjejmë në Sahihun e Bukharit. Ndërsa, ata të cilët kanë transmetuar hadithe nga ajo janë Ibn Abbasi dhe Jahja bin Abdullah el-Ensari.
Ajo vdiq në fund të khalifatit të Umerit.
Aishah ka thënë: ”Nuk ka asnjë grua në lëkurën e së cilës do kisha dëshirë të isha, sikurse është Seudeh bint Zem´ah, që ishte një grua e ashpër4.” 5
Ibën Sa’d ka thënë: ”Seudeh dhe burri i saj u bënë muslimanë, e më pas ata emigruan në Abisini.”
Seudeh ka thënë: ”O i dërguar i Allahut! Natën e kaluar jam falur pas teje. Kur ne ishim në ruku, e kam mbajtur hundën time nga frika se gjaku do më rridhte.” Në atë rast ai صلى الله عليه وسلم qeshi. Kështu ajo nganjëherë e bënte të qeshej të dërguarin e Allahut.6
Salihu, shërbëtor i Et-Teumes tregon se Ebu Hurejjra ka thënë:
”I dërguari i Allahut صلى الله عليه وسلم ka thënë haxhit lamtumirës: ”Pas këtij haxhi, qëndroni në shtëpitë tuaja.” Salih ka thënë: ”Pas kësaj Seudeh thoshte: ”Unë nuk do të bëj më asnjë haxh.”7
Thotë Ibn Sirini: ”Njëherë Umeri ia dërgoi Seudes një thes me monedha argjendi, ndërsa ajo tha: Çfarë është kjo? Ata thanë: Monedha argjendi. Ajo ua ktheu: Në thes ka diçka që kanë vlerën e hurmeve. Silleni një pjatë! Pastaj ajo i shpërndau ato sikur të ishin hurma.”
1 Imam Neveviu ka thënë: ”Ibn Abdil-Berr ka thënë: ”Këtë mendim e ka Katade dhe Ebu Ubejdeh.” Të njëjtin mendim e ka Muhamed bin Is´hak, Muhammed bin Sa´d, Ibën Kutejbeh dhe të tjerë.” (Sherh Sahih Muslim (10/42).
2 Imam Ibn Haxheri ka thënë: ”Ai u martua me Seuden në Mekë kur Aisha ishte gjashtë vjeçe.” (el-Isabeh fi Temjizis-Sahabeh (4/338).
3 Imam Neveviu ka thënë: ”Kjo është dëshmi se është e lejueshme për një grua që t´ia jep ditën e saj gruas së dytë të bashkëshortit të saj, pasi kjo është e drejta e saj. Megjithatë, është kusht që bashkëshorti të pajtohet me këtë, sepse ai ka të drejtë të joshë gruan e tij që ia jep ditët e saj gruas tjetër. Ajo nuk mund të marr kompensim për ditët e dhuruara. Gruaja mund t´ia jap ditën e saj kujt të dëshirojë ajo. Gruaja që ka dhënë ditën e saj, mund ta kërkon atë prapë përsëri kur të dëshiron.” (Sherh Sahih Muslim (10/43).
4 el-Kadhi Ijadh el-Maliki ka thënë: ”Me këtë shprehje ”e ashpër”, Aisha nuk e kishte për qëllim që ta kritikojë atë, sepse ajo nuk e kishte ndërmend që ta nënvlerësojë atë.” (Ikmalul-Mu´lim (4/666). Imam Neveviu ka thënë: ”Qëllimi ishte për ta përshkruar atë, ngase ajo kishte shprit të fortë dhe një karakter të mirë.” (Sherh Sahih Muslimi (10/43).
5 Muslimi (1463).
6 Et-Tabakat el-Kubra (8/269).
7 Ahmedi (2/446).