Imam Abdurr-Rrahman bin Hasan Al Esh-Shejkh
Fet’h-ul-Mexhid, fq. 73
El-Mektebeh El-Asrijjeh, 1421/2001
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Abbasi -radijAllahu anhu- ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ i tha Muadhit kur e dërgoi për në Jemen:
“Ti do të shkosh te një popull prej ithtarëve të librit (jehudë dhe nasara), kështu që le të jetë gjëja e parë në të cilën do t’i thërrasësh dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut (dhe në një transmetim tjetër thuhet: “Që ta adhurojnë vetëm Allahun”). Nëse të binden në këtë, atëherë mësojë ata se Allahu i ka urdhëruar që të falen pesë herë në ditë. Nëse të binden në këtë, atëherë mësojë ata se Allahu i ka urdhëruar ata që të japin zekatin, i cili merret nga të pasurit e tyre dhe u jepet të varfërve të tyre. Nëse të binden në këtë, atëherë qëndro larg nga pasuritë e tyre më të mira. Ke kujdes nga lutja e personit të shtypur sepse nuk ka asnjë pengesë mes tij dhe Allahut.”
Transmeton Bukhari (1395) dhe Muslimi (19).
Shahadeti se “Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut” ka shtatë kushte. Nëse këto shtatë kushte nuk bashkohen, ajo nuk i bënë dobi deklaruesit të shahadetit:
1- Ilm. Dija rreth shahadetit, që largon injorancën.
2- Jakin. Bindja e fortë që mohon çdo dyshim.
3- Kabul. Pranimi i kuptimit të shahadetit që mohon gjitha refuzimet.
4- Inkiad. Dorëzimi i plotë ndaj Allahut dhe urdhrave të Tij.
5- Ikhlas. Kryerja e adhurimeve vetëm për Allahun dhe shmangia e idhujtarisë.
6- Sidk. Të qenit i sinqertë në deklaratën e shahadetit dhe shmangia e gënjeshtrës.
7- Mahabba. Dashuria për Allahun, për profetin ﷺ dhe për fenë Islame duke mohuar të kundërtën e saj.
Ky hadith tregon qartë se teuhid do të thotë adhurimi i pastër vetëm ndaj Allahut dhe largimi nga çdo formë idhujtarie – është detyra dhe obligimi i parë i çdo njeriu. Të gjithë të dërguarit e Allahut -alejhim-us-selam- filluan thirrjen e tyre me këtë mesazh madhështor:
“O populli im! Adhuroni Allahun, ju nuk keni Ilah (të Adhuruar) tjetër përveç Tij!” El-A’raf, 7:59